Qeveria e Maqedonisë së Veriut për takimin në Berlin: Këto komunikime çojnë drejt përafrimit të pozicioneve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Berlin, mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikola Dimitrov dhe ministrave të Jashtëm  të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharive, duke thënë se takimet e tilla çojnë drejtë përforcimit të besimit dhe përafrimit të pozicioneve, transmeton Portalb.mk.

“Jemi falënderues që Gjermania si kryesuese me BE-në tregon angazhim të përforcuar për përmbushjen e qëllimit të përbashkët: mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, si sinjal i fuqishëm për gjithë rajonin dhe për kredibilitetin e BE-së, që është në interes të të gjithëve. Kontaktet e shpeshta dhe takimet e nivelit të lartë janë në funksion të mirëkuptimit më të madh me Bullgarinë fqinje. Këto komunikime çojnë drejt mirëkuptimit më të madh, drejt përforcimit të besimit dhe përafrimit të pozicioneve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria kanë shtuar se e respektojnë dhe janë të përkushtuar në marrëveshjen e vitit 2017, e cila ofron kornizë dhe instrumente për menaxhim të çështjeve bilaterale. Ata po ashtu, kanë shprehur bindjen se çështjet e historisë që janë pjesë e historisë së përbashkët mund të zgjidhen nëpërmjet Komisionit për çështje të historisë dhe arsimit.

“Jemi të bindur se tre qëllimet tona: shqetësimi për interesin nacionale dhe të drejtën e vet përcaktimit të popullit maqedonas, ardhmëria jonë evropiane dhe hapja e negociatave qasëse me konferencën e parë qeveritare në dhjetor dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në bazë të mirëkuptimit dhe repsktit të ndërsjellë jo vetëm që nuk janë në kundërshtim njëra me tjetrën, por janë tërësisht kompatibile”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Më tej nga Qeveria kanë thënë se, në emër të vlerave evropiane dhe ardhmërisë së përbashkët të BE-së, e dënojnë gjuhën e urrejtjes në dy vendet dhe i bëjmë thirrje aktorëve që t’i përmbahen këtij apeli, të pengojmë bashkërisht një vërshim të ri të urrejtjes në çfarëdo lloj drejtimi.

Me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas dhe ministrit shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot,  mbrëmë në Berlin është mbajtur takim pune mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministres për Punë të Jashtem të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, për të diskutuar rreth kontestit të historisë mes dy vendeve. Siç raportuan mediat bullgare mbrëmë, nga Zaharieva është kërkuar që t’i paraqesë kushtet me të cilat Sofja do të pranonte që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Ndërkohë, Zaharieva u ka thënë sot gazetarëve bullgarë gjatë një brifingu se mes Shkupit dhe Sofjes është arritur përparim i cili mund të jetë bazë për zgjidhje, por se nuk janë në gjendje të miratojnë kornizën për Maqedoninë e Veriut.

“Në Berlin u arrit përparim i caktuar, por akoma nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut. Ne jemi qëllim mirë, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të zhvillojnë drejt fushatës antibullgare. Ky është qëndrimi i Qeverisë bullgare”, ka deklaruar Zaharieva.

Kujtojmë se, Sofja zyrtare ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve. Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe ë kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Anëtarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Komisionin e përbashkët për çështjet e historisë dhe arsimit më 15 dhe 16 tetor, realizuan takime në Shkup, por nuk arritën të gjejnë zgjidhje për kontestet mes dy vendeve.

Dy palët kanë pranuar se më e mundimshme do të jetë shqyrtimi i periudhës rreth ngjarjeve dhe figurave të shek. 19 dhe fillimi i shek. 20, periudha e paraqitjes së lëvizjeve kulturore, shpirtërore dhe politike në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka dallime serioze midis historive të dy vendeve.  Njëra ndër temat më të vështira është qasja ndaj figurës dhe veprës së Goce Dellçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button