Është mbajtur mbledhja e trupit punues MASH-të rinjtë nëpërmjet të cilit do t’i zgjidhin çështjet rinore

Përfaqësuesit e organizatave rinore, Kuvendi Studentor Universitar dhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme bashkë e ministren e Arsimit dhe Shkencës, sot e kanë mbajtur mbledhjen e trupit punues MASH – Të rinjtë, i cili aktivisht do të punojë në krijimin e politikave rinore, njofton Portalb.mk.

“Studentët dhe të rinjtë janë një prej partnerëve kyç të Ministrisë në krijimin e politikave të suksesshme me të cilat krijojmë arsim modern dhe kualitativ, por edhe do të punojmë në përmirësimin e standardit të nxënësve dhe studentëve. Për atë të gjitha zgjidhjet ligjore, politikat dhe masat do të kalojnë nëpërmjet këtij grupi punuesi nga i cili pres përkushtim, iniciativë dhe ide me të cilat do t’i ndryshojmë punët për të mirë”, tha ministrja Carovska.

Foto MASH

Ashtu siç thonë nga Kuvendi Studentor Universitar me këtë realizohet një prej kërkesave të Deklaratës për të Rinj, Arsim dhe Ardhmëri, a kuvendi studentor fiton kanal të rregullt komunikues nëpërmjet të cilit do të munden t’i prezantojnë dhe përfaqësojnë kërkesat e tyre.

“Në seancën e sotme janë diskutuar më shumë çështje në lidhje me bursat studentore dhe ndihmën financiare për studentët: konkursi për bursat për vitin akademik 2020/21 i cili do të jetë tërësisht digjital, aplikimi për bursa do të zhvillohet në mënyrë elektronike. Në lidhje me rezultatet nga konkursi për ndihmë financiare të njëhershme për studentët me vlerë prej 100 euro për participim/akomodim të njëjtat do të publikohen më 5 nëntor të këtij viti. Gjithashtu, studentët të cilët nuk kanë marrë “kartela shtëpiake pagesore” në valën e tretë, të njëjtët do të marrin pas rebalancit të buxhetit”, thonë nga Kuvendi Studentor i UKM-së.

Ata informojnë gjithashtu se mbledhja e ardhshme do të mbahet më 23 nëntor 2020, a deri atëherë të gjitha propozimet dhe politikat të cilat studentët vlerësojmë se Kuvendi Studentor duhet t’i shqyrtojë dhe propozojë në këtë trup punues, t’i dërgojnë më së voni deri më 16 nëntor të vitit 2020 në e-mailin [email protected] ose nëpërmjet Kuvendit Studentor të Fakultetit.

Nxënësit e shkollave të mesme, propozimet dhe politikat mund t’i dorëzojnë deri më 16 nëntor në e-mailin zyrtar të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme: [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button