RMV, pas orës 21:00 do t’ju vendoset çelësi kafeneve, u ndaluan edhe grupimet mbi 4 persona

Kafenetë dhe të gjitha objektet tjera hotelierike përveç atyre në dy aeroportet e vendit do të punojnë deri në ora 21:00, grupime të më shumë se 4 personave nuk do të lejohen si dhe Qeveria e RMV-së rekomandon që të mos lëvizet pas orës 21:00, pa nevojë, shkruan Portalb.mk.

Vendimi do të hyjë në fuqi prej momentin kur do të shpallet në Gazetën Zyrtare, dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë nesër.

Kjo masë u paralajmërua dje nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ndërkaq u zyrtarizua sot me miratimin e vendimeve të reja në seancën qeveritare.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në rrjetin social “Fejsbuk”.

Cilat janë masat e reja?

  • Kafenetë dhe të gjitha objektet tjera hotelierike duke përjashtuar ata të aeroportit të Shkupit dhe Ohrit do të punojnë deri në ora 21:00, pas kësaj ore do të lejohet shpërndarja e ushqimeve nga ana e restoranteve si dhe shitja e ushqimit nëpër sportele.
  • Nuk do të lejohet grupimi i më shumë se 4 personave pas orës 21:00.
  • Qeveria rekomandon që të mos lëvizet pa nevojë pas orës 21:00 në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i të infektuarve në vend. Vetëm dje, 41% e të festuarve rezultuan pozitiv me kovid-19, përveç kësaj, është vështirësuar dukshëm edhe puna e spitaleve të vendit, kanë ngelur edhe disa krevate spitalore të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button