RMV, Shtëpia e Evropës shënon përvjetorin e saj të parë

Më 4 nëntor 2020, Shtëpia e Evropës në Shkup do të shënojë përvjetorin e saj të parë. Një vit ka kaluar që kur Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli dorëzoi në mënyrë simbolike çelësin e Shtëpisë së Evropës të rinjve në Maqedoninë e Veriut duke e bërë atë ‘vendin e brezit të ri’. Që nga 4 nëntori 2019, Shtëpia e Evropës ka pritur mbi 100 ngjarje të brendshme me më shumë se 3,400 pjesëmarrës dhe mbi 120 folës të ftuar, shkruan Portalb.mk.

Me rastin e këtij përvjetori të parë, Shtëpia e Evropës organizon një program tërëditor, i cili përfshin përmbajtje on-line dhe shfaqje vizuale dhe muzikore nga artistë të rinj në dritaret  përparme. Përvjetori do të përdoret për të prezantuar gjithashtu aplikacionin mobil ‘Virtual Europe House’ i krijuar për të rinjtë për të organizuar, ndarë ose marrë pjesë në ngjarje të interesit të tyre.

Programi on-line i ditëlindjes do të fillojë me video mesazhe nga Ambasadori Dejvid Gir dhe nga miqtë dhe partnerët e Shtëpisë së Evropës, por edhe nxënës të shkollave së mesme, të cilët ishin të ftuarit e rregullt gjatë vitit të kaluar. ‘Sfidat e brezit të ri’ do të prezantohen më vonë gjatë ditës përmes një debati me 10 Ambasadorët e Rinj evropianë dhe Atasheun nga Maqedonia e Veriut.

Në Dritaret ballore do të mund t’i shihni ‘Shamba Trio’, ‘Tim Teatros K’ dhe Sanja Simoska me performancat e tyre artistike, ndërsa DJ Goce do të performojë në ahengun e natës.

Shtëpia e Evropës në Shkup u hap nga Delegacioni i BE-së në vijim të 30 debateve të mbajtura me nxënës të shkollave të mesme nga 25 qytete të Maqedonisë së Veriut. Ajo zëvendësoi ish-Qendrën e Informimit të BE-së me qëllim që t’u shërbejë kryesisht të rinjve dhe të veprojë si qendër rinore. Por, ne nuk do të ndalemi këtu sepse dy Shtëpi të tjera të reja të Evropës do të hapen së shpejti në Kriva Pallankë dhe Strumicë. Tri (për momentin) Shtëpi të Evropës janë hapur posaçërisht për të përmbushur nevojat e të rinjve nga të gjitha sferat e jetës dhe për të lejuar mendimin e tyre kritik, debatin dhe krijimin e rrjeteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button