Pas lajmit të Portalb, janë vendosur bllokada rreth shkollës fillore “Istikball”, Tetovë (FOTO)

Dhjetë ditë pasi Portalb.mk informoi se nxënësit e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë detyrohen çdo ditë të ecin në rrugë për shkak se në trotuaret rreth shkollës ka vazhdimisht vetura të parkuara, nga Komuna e Tetovës kanë vendosur bllokada për parandalimin e parkimit të veturave. Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” vazhdojnë të ecin në rrugë edhe sot, shkruan Portalb.mk.

Jo vetëm përreth shkollave, por në Komunën e Tetovës shumica e trotuareve janë të bllokuara nga vozitësit e pandërgjegjshëm të cilët veturat e tyre i parkojnë në trotuare, kështu duke rrezikuar jetët e qytetarëve që detyrohen të ecin në rrugë çdo ditë.

Kështu dukej trotuari rreth shkollës fillore “Istikball” dje:

Hyrja e dytë e shkollës fillore "Istikball" në Tetovë.
Hyrja e dytë e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë.
Hyrja e dytë e shkollës fillore "Istikball" në Tetovë.
Hyrja e dytë e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë.

Kështu duket i njëjti trotuar sot, pas lajmit të Portalb.mk.

Hyrja e dytë e shkollës fillore "Istikball" në Tetovë, foto: 03.11.2020.
Hyrja e dytë e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë, foto: 03.11.2020.

Rikujtojmë se nga Komuna e Tetovës gjithashtu premtuan se bllokada të njëjta për parandalimin e parkimit të veturave do të vendosin edhe në shkollën fillore “Naim Frashëri” dhe “Kirili dhe Metodi”.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” ende nuk janë vendosur bllokadat, kështu dukej trotuari i shkollës sot:

Trotuaret në shkollën fillore “Naim Frashëri”, Tetovë, foto: 03,11,2020.
Trotuaret në shkollën fillore “Naim Frashëri”, Tetovë, foto: 03,11,2020.

Ndërkaq në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” ishin vendosur bllokada të reja për parandalimin e parkimit të veturave, ngelet problematike infrastruktura e lagjeve përreth.

Ndërkaq nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) na informuan se tre vitet e fundit ka pasur rritje të butë të numrit të këmbësorëve të cilët janë lënduar nga automjetet, bëhet fjalë për gjithsej 308 këmbësorë për 4 vite.

  • 2017 – dy viktima, 67 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 18 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.
  • 2018 – një viktimë, 72 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 18 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.
  • 2019 – dy viktima, 74 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 16 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.

Ndryshe, situata me kryerjen e veprave penale, gjegjësisht të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në dhe përreth shkollave vit pas viti vjen duke u përmirësuar, kështu flasin të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme. Gjatë vitit 2013 në dhe përreth shkollave gjithsej ishin regjistruar 40 vepra të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, në vitin 2018-2019 gjithsej 6 prishje të rendit dhe qetësisë publike ndërkaq në vitin 2020 asnjë rast i tillë nuk është regjistruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button