RMV, Gjykata Themelore nuk ka kushte teknike për gjykim online, duhet të bëhen edhe ndryshime ligjore

Kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Ivan Xholev dhe kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti, vlerësojnë se që të mundësohet gjykimi online është e nevojshme që fillimisht të intervenohet në ligjet procedurale, por ideja për këtë lloj të gjykimit është e shkëlqyeshme pasi që korrespondon me situatën momentale me pandeminë, njofton Portalb.mk.

“Fillimisht është e nevojshme që të intervenohet në ligjet procedurale dhe të krijohen kushte për gjykim online. Mendoj se në këto kushte dhe në një procedurë kontradiktore që udhëhiqet te ne, veçmas në lëndët penale është shumë rëndë që të sigurohet besueshmëria në procedurë nëpërmjet gjykimit online veçmas duke i pasur parasysh parimet bazë edhe të Ligjit për Procedurë Penale dhe të Ligjit për Proces Gjyqësor tha kryetari i Shoqatës së Gjykatësve”, Saiti pas promovimit të sotëm të Protokollit për zbatimin e masave për mbrojtje nga KOVID-19 në Gjykatën Civile të Shkupit dhe në Gjykatën Penale të Shkupit.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Ivan Xholev tha se gjykata edhe deri më tani i ka zbatuar masat anti-kovid, kryhet vazhdimisht dezinfektim të sallave dhe matet temperatura gjatë hyrjes në ndërtesën e gjykatës.

“Është e saktë se ligjet procedurale nuk lejojnë gjykim online, kështu që sipas të gjitha gjasave duhet që të kryhet ndonjë intervenim në kuptimin legjislativ. Përndryshe, si ide është e shkëlqyeshme dhe korrespondon me këto kohëra. Duhet që të mendohet se në cilin drejtim munden të organizohen, sigurisht jo për të gjitha gjykimet. E dimë se ka një sërë dispozitash në Ligjin për Procedurë Penale që i rregullon çështjet e sigurimit të pranisë së të akuzuarve në një procedurë gjyqësore, përfshirë edhe masën e paraburgimit”, tha Xholev.

Sipas tij, është mirë që të mendohet edhe të ndryshohet diçka që të mundësohet gjykimi online, por jo për të gjitha gjykimet, ndoshta për gjykimet kundërvajtëse.

Ai gjithashtu tha se Gjykata Penale nuk disponon me pajisje të mjaftueshme teknike, por se dy deri në tre gjykime në ditë mund të organizohen.

“Nuk ka numër të mjaftueshëm të kamerave, projektorëve, laptopëve. Nuk mundemi të organizojmë online gjykim pa pajisje teknike”, tha Xholev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button