Takimi në Berlin me Dimitrovin, Osmanin dhe Zaharievën ka zgjatur pesë orë, Zaharieva: Nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën për MV

Pas paralajmërimeve të shpeshta nga zyrtarët se negociatat për qasje në BE me Maqedoninë e Veriut, që duhet të fillojnë gjatë kryesimit gjerman, mund të fillojnë vetëm pasi vendi t’i plotësojë kushtet e posaçme me Bullgarinë, mbrëmë në Berlin me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas dhe ministrit shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, është mbajtur takim pune mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministres për Punë të Jashtem të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, shkruan Portalb.mk.

Nga Qeveria kanë konfirmuar për MIA-n se, bisedimet në kryeqytetin gjerman janë në funksion të gjenden mënyra për përafrimin e pozicioneve të Shkupit dhe Sofjes dhe të mundësohet fillim i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në kë kuadër të kryesimit gjerman.

“Qëllimi i mbledhjes është që të shqyrtohen mundësit për zgjidhje në korniza të Marrëveshje për miqësi që të kemi kryesim të suksesshëm të përbashkët me Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe sukses të përbashkët në raport me procesin e integrimeve të BE-së”, kanë sqaruar nga Qeveria.

Ndërkohë, Zaharieva ka deklaruar se akoma nuk janë në mundësi të miratojnë kornizën për Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi qëllim mirë, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të zhvillojnë drejt fushatës antibullgare. Ky është qëndrimi i Qeverisë bullgare”, ka deklaruar Zaharieva.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në një artikull kushtuar kontestit mes dy vendeve të publikuar dje, shkruante se nëse pranohet pretendimi Bullgar se ekziston vetëm një e vërtetë historike dhe kjo është e vërteta e tyre dhe nëse një gjë e tillë deklarohet me vendosmëri në negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së do të bëhet i pamundur.

Sipas FAC, një këmbëngulje e tillë nga Bullgaria nuk korrespondon me shekullin 21, dhe në të gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor politika bullgare shihet me shqetësim. “Nëse në të ardhmen të gjitha vendet anëtare duan të imponojnë pikëpamjet e tyre mbi historinë e vendeve kandidate, zgjerimi do të bëhet i pamundur, sepse ka narrativa historike kontradiktore midis vendeve të tjera në rajon”,  thuhet në analizën e FAC, shkruan Deutsche Welle në gjuhën maqedonase.

FAC thotë se ambasadori Bullgar në BE Dimitar Tsançev ka dhënë dy herë deklarata emocionale për homologët e tij në lidhje me faktin se bisedimet e pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut, që pritet të nisin gjatë presidencës gjermane, mund të fillojnë vetëm pasi vendi të përmbushë kërkesat e veçanta të Bullgarisë.

Pikëpamjet e tilla, sipas FAC, nuk kishin mbështetje nga asnjë shtet tjetër anëtar.

FAC gjithashtu shkruan për memorandumin shpjegues të Sofjes, në të cilin kërkon që vendi fqinj në të gjitha dokumentet evropiane mund të paraqitet vetëm me emrin e plotë “Republika e Maqedonisë Veriore”, dhe në asnjë rast me formën e shkurtër “Maqedonia e Veriut”, sepse, sipas Sofjes, mund të përbëjnë një kërcënim për integritetin territorial bullgar, pasi ato kanë gjithashtu një pjesë të rajonit gjeografik të Maqedonisë. Sofja gjithashtu hedh poshtë emrin “maqedonisht” për gjuhën zyrtare të fqinjit dhe në vend të kësaj kërkon përdorimin e termit “gjuhë zyrtare në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Qëndrimi i Brukselit është se vendet e tjera nuk mund të vendosin se si do të quhet gjuha e dikujt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button