Oftamologia nga Tetova flet për dëmet në sytë e të rinjve të shkaktuara nga varshmëria nga ekranet

Si ndikojnë teknologjitë në sytë e të rinjve? Oftamologia nga Spitali Klinik i Tetovës shpreh shqetësim për gjendjen e të rinjve veçanërisht fëmijëve. Ajo për Portalb thotë se numri i rasteve me syza te të rinjtë dita ditës po shtohet, sepse përdorimi i tepërt i teknologjive shkakton dioptri  në sytë e tyre. E sipas saj koha maksimale e përdorimit të teknologjive është 1 orë në ditë dhe pse është pothuajse e pamundur.

Përdorimi i tepërt i teknologjive shkakton dioptri te syri i të rinjve dhe rastet me syza shtohen dita ditës theksoi oftamologia Mamudije Alimi.

“Sot çdo i dyti person i ka vazhdimisht telefonat dhe tabletat në dorë dhe dita e ditës rastet me syza te të rinjtë shtohen, veçanërisht fëmijët e vegjël. Kur i testojmë fëmijët nëpër çerdhe, zbulohet se shumë fëmijë kanë nevojë për syza ngase kanë dioptri, ndikon shumë teknologjia se syri lëvizën  nëpërmjet muskujve dhe muskujt lodhen dhe ajo bën paaftësi të syrit për të parë ose për të funksionuar. Koha maksimale e përdorimit të teknologjive është deri 1 orë në ditë, të paktën fëmijët”- theksoi oftamologia Mamudije Alimi.

Gjithashtu dhe në anketën e realizuar nga Portalb një javë më parë ku u përgjigjën 107 të rinj përgjigjet treguan se të rinjtë përdornin 3 deri në 6 orë në ditë teknologjitë disa prej tyre edhe më shumë se 6 orë., gjë që përbën problem në shëndetin e tyre veçanërisht sytë.

Kjo nuk nënkupton që teknologjitë kanë vetëm vetit negative të tyre, ato kanë mundësuar komunikimin me njerëzit që ndodhen mijëra kilometra larg, kanë mundësuar biznese të ndryshme për njerëzit, kanë mundësuar shit blerje online të paktën në një kohë pandemie si kjo kur të gjithë ishim të karantinuardhe ky proces i blerjes ishte shumë efikas, kanë mundësuar shumë e shumë gjëra të tjera pozitive. Por, megjithatë çdo gjë e tepërt është e dëmshme, prandaj të rinjtë duhet të reduktojnë kohën e qëndrimit në to që të shpëtojnë sytë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button