Takim i kryeministrit Zaev me zjarrfikësit: Ka dialog social dhe mënyra për pagesë të pagave dhe shtesave të zjarrfikësve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, kryetarin e BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe këshilltarin për punë dhe politikë sociale Millan Zhivkoviq sonte kishte onlajn takim me Darko Dimovskin, kryetar i LSM-së, si dhe me Toni Boshkovskin, kryetar i Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve të Maqedonisë dhe me përfaqësues të kësaj sindikate, njofton Portalb.

 

Në takim, siç njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritar, janë shqyrtuar mundësitë për zgjidhjes së çështjes me pagesën e pagave të zjarrfikësve dhe shtesave për pagë, në pajtueshmëri të mundësive ekzistuese ligjore në afat të shkurtër duke filluar nga muaji nëntor, si dhe për rregullim sistematik të çështjes në afat të mesëm dhe të gjatë, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore që duhet të miratohet përmes Parlamentit.

Nga Qeveria informojnë se nga të gjithë palët është shfaqur dëshirë dhe vullnet për gjetje të një zgjidhjeje të pranueshme, përmes një marrëveshjeje kompromise me të cilët do të mundësohej pagesa e pagave dhe shtesave të pagës së zjarrfikësve, duke pasur parasysh se për ta ekzistojnë mjete të ndara nag Buxheti.

“Bashkërisht është konstatuar se takimi i sotëm produktiv tregon se ekziston dialog social dhe se kjo hap hapësirë që ditëve të ardhshme të gjehet zgjidhje e pranueshme për të gjithë, me ç’rast zjarrfikësit do të mund ta marrin pagën së bashku me shtesat e pagës”, thuhet në kumtesën nga Qeveria.

Zjarrfikësit edhe sot protestuan para zyrës së kryetarit Shilegov, duke kërkuar që Qyteti i Shkupit t’ua paguajë shtesën e pagës. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë të mbajnë protesta derisa nuk fillon pagesa e shtesës së pagës së tyre.

Ndërkohë, Shilegov akoma nuk e ka nënshkruar dhe nuk e ka dorëzuar përgjigjen me shkrim të kërkesave që kanë dorëzuar zjarrfikësit më 27 tetor dhe e cila është arkivuar.

Javën e kaluar zjarrfikësit dhe kryetari i Qytetit të Shkupit realizuan takim ku, ky i fundit i informoi se nuk ka mundësi ligjore që të zgjidh problemin rreth përllogaritjes së pagës së tyre, përkatësisht të pagesës së shtesës për rrezik në punë, por u ka premtuar se do t’u jap edhe përgjigje të shkruar.

Ai u ka ofruar ndihmë dhe ndërmjetësim që të përshpejtohet ai proces, apo të ketë bazë ligjore që të bëhet pagesa, në mënyrë që zjarrfikësit të mos dëmtohen derisa ligji të hyjë në fuqi.

Por, zjarrfikësit e Shkupit nuk e pranuan këtë ofertë dhe paralajmëruan se do të protestojnë deri sa Qyteti Shkupit të fillojë t’ua paguaj shtesën e pagës. Sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2014 zjarrfikësve u lejohet shtesë e pagës fillestare prej 20 për qind, për shkak rrezikshmërisë së vendit të punës. Por, prej atëherë asnjëherë nuk u është paguar ajo shtesë dhe për këtë ata kanë paditur Qytetin e Shkupit.

Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerëson se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë, ndërsa aktualisht paguhen vetëm për 20 mijë denarëAta theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button