Aleanca, Alternativa dhe E Majta u bashkuan me VMRO-DPMNE-në për kërkesën që të formohet komision i posaçëm për Kovid-19

Partitë parlamentare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe E Majta, iu bashkëngjitën kërkesës së partisë më të madhe opozitare për formim të një komisioni të posaçëm për ballafaqim me Kovid-19. Këto parti sot deri te Parlament paraqitën propozim për plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive, në procedurë të rregullt, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Siç thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, prej para disa ditësh, ky propozim-ligj i njëjtë me të cilin parashikohet formimi i një komisioni të posaçëm për mbrojtje dhe ballafaqim me pandeminë ose epideminë, ata e kanë dorëzuar deri te Parlamentit në procedurë të shkurtuar, por shumica parlamentare e refuzoi nevojën për miratimin e tij të shpejtë.

“Me këtë projekt-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje ngjitëse, kërkojmë formimin e një komisioni të posaçëm për mbrojtje dhe ballafaqim me pandeminë ose epideminë, që do ta formojë Parlamenti dhe do të duhet të kontribuojë në nënien nën kontoll të situatës me Kovid-19, e cila dukshëm që dita ditës po përkeqësohet”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Komisioni, siç propozohet, do të përbëhej nga 11 anëtarë, në të cilin në bazë të funksionit do të jenë ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, ndërsa të tjerët do të mund të jenë tre infektologë, dy epidemiologë, dy mikrobiologë, një imunolog dhe një internist.

“Ky projektligj parashikon që rekomandimet e Komisionit t’i paraqiten Qeverisë, e cila më pas do të jetë e obliguar dhe do të duhet doemos të veprojë sipas tyre. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i një komisioni i cili do të përbëhet nga profesionistë, të dëshmuar në fushat e tyre dhe të cilët, me punën e tyre objektive dhe profesionale dhe vendimmarrje, do të kontribuojnë në zgjidhjen dhe normalizimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi, për shkak të krizës me kovid-19, por edhe nga politika katastrofale shëndetësore që po e ndjek kjo qeveri, e udhëhequr nga LSDM”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Grupi parlamentar i opozitës apeloi deri te deputetët e shumicës qeveritare që ta mbështesin këtë zgjidhje ligjore dhe më në fund, siç theksojnë, në vend të interesit partiak, në plan të parë ta vendosin interesin, sigurinë dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Partitë e opozitës, të cilat u bashkuan rreth kërkesës për formim të komisionit të ri për përballje me kovid-19, të gjitha së bashku në Parlament kanë 58 deputetë.

Javën e kaluar Parlamenti i miratoi ndryshimet e Ligjit për sëmundje ngjitëse, të propozuara nga Qeveria, me 53 vota “pro” dhe 26 “të abstenuar”. Me këto ndryshime parashikohet mbajtja e maskës edhe në ambiente të hapura, rritje të kompetencave për shërbimet inspektuese dhe ndëshkime më të larta për shkelje të protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19.

VMRO-DPMNE-ja atëherë paralajmëruan se ata do të marrin pjesë për sigurim të kuorumit për punën e Parlamentit për këtë Ligj, por që ata nuk do të votojnë për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button