Kundërspin: Është e thjeshtë, nuk negociohet për popullin dhe gjuhën maqedonase

Zgjidhja e thjeshtë e pranimit të kaluarës, siç shprehet Zaharieva, do të shkaktonte pasoja të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Bullgaria, përveç riemërimit të personazheve historik dhe ngjarjeve në fund të shek. 19 dhe në gjysmën e parë të shek. 20, përveç mohimit të identitetit të popullit maqedonas dhe gjuhës, do të fitojë së paku dy dhurata: falsifikimin e të vëretës historike se në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë okupues në territorin e Maqedonisë dhe se nuk ekziston, as nuk ka ekzistuar pakicë maqedonase në Bullgari. 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

Ministrja për Punë të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në deklaratën e fundit rreth raporteve me Maqedoninë e Veriut dhe kërkesën e Sofijes për dirtë jeshile në negociatat me BE-në, spinoi si në vazhdim:

Spin: Shihni, këto (kërkesat e palës bullgare) nuk janë gjëra të reja. Çdo herë gjërat e tilla janë parashtruar nga Bullgaria, jo vetëm për Marrëveshjen e vitit 2017, por nëse mbani mend edhe në vitib 2012, atëherë kur para një Komisioni tjetër, Qeveri tjetër në Bullgaru, dhe jo vetëm Greqia, e cila u përmend si fajtor kryesore – po ashtu nuk ishte në gjendje të thotë PO. 

Ashtu, siç ne e pranojmë realitetin, ashtu edhe ata duhet ta pranojnë të kaluarën. Kjo, është shumë e thjeshtë, nuk ka asgjë të komplikuar. 

[Burimi: BGNES /YouTube – Deklara e E. Zaharieva – data: 28.10.2020]

 

Kundërspin: Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zahaerieva, në stilin, “100 shkopinj të kurriz të huaj nuk dhëmbin”, në deklaratën për mediumet bullgare në lidhje me çështjen rreth përmirësimit të marrëdhënieve të konferencës ndërqeveritare për negociata të qasshme të RMV-së me BE-në, deklaroi se çështja është shumë e thjeshtë – Republika e Maqedonisë së Veriut të pranojë të kaluarën!

Kjo deklaratë është e vërtetë e shtrembëruara, gjegjësisht spin, sepse atë që e paraqesin si diçka shumë të thjeshtë, në praktik është mision i pamundur. Kjo është kështu sepse kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë nuk janë fare “të thjeshta”, por janë shumë të ndjeshme për një shtet sovran dhe një popull.

Në pajtim me deklaratën e dhënë, problemin themelor që e paraqet Bullgaria para BE-së dhe para opinionit, është se përkundër detyrimeve për miqësi të mirë dhe fqinjësi, Shkupi me qëllim frenon zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017 edhe atë më së shumit në pjesën e punës së komisionit të përzier për çështje historike.

Por, kjo është vetëm pjesa formale, sepse ky Komision – është e qartë se ka ndërpresë punën pas kërkesës së palës maqedonase, për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u caktauan së pari në prill, dhe u realizuan në korrik, ndërsa ka vazhduar me punë në fillim të tetorit në e takimin e ri në Shkup. Në suaza të problematikave që i përpunon ky Komision, puna ka ngecur rreth Goce Dellçev, me çka bullagare insiston që ai të pranohet nga maqedonasit si bullgar për nga nacionaliteti dhe si hero i popullit bullgar i cili ka luftuar për lirin e Maqedonisë, por në kontekstin gjeografikë si pjesë e Perandorisë së atëhershme Osmane.

Edhe pse ky Komisionin arriti pajtueshmëri në pesë pika deri më tani, kjo nuk pranohet si sukses nga ana e politikës zyrtare bullgare, por si punë e ngadalshme dhe rezultate të dobëta, ndërsa faji i mëveshët palës maqedonase. Por e gjithë kjo është një arsye që të dëshmojë para BE-së se Sofia ka të drejtë të thotë jo. Thelbi qëndron në kërkesën tjetër të Bullgarisë, të cilën e tha ashtu thjeshtë Zaharieva – Maqedonia duhet të pranojë të kaluarën.

E kaluara shumë mirë është përshkruar në dokumentet e deritanishme dhe deklaratat e Sofias. Nga Deklarata e Kuvendin bullgar të propozuar nga qeveria në vitin 2019, përmes Memorandumit që cilin e dërgoi Qeveria bullgare deri në Bruksel në shtator të vitit 2020 (të bazar në dokumentet e mëparshme të Akademisë Bullgare të Shkencave – ABSH), deri në deklaratat e përditshme të ministrave Krasimir Karakaçnov dhe Zaharieva rreth mosekzistimit të gjuhës autentike maqedonase (se është krijim artificial), deri në mosekzistencën e popullit maqedonas dhe vetëdijes deri në vitin 1944, kur ai popull u krijuar artificialisht nën komandën e Marshall Titos dhe përmes ASNOM-it, kuvendit të parë kur janë vendosur themelet e shtetit bashkëkohor maqedonas. Deri atëherë është bërë fjalë për dialekt bullgaro-perëndimor të gjuhës bullgare që është folur këtu dhe vetëdije bullgare e popullit, i cili, në vitin 1944 ka qenë i detyruar të deklarohet si maqedonas. Çka në të vërtetë kërkon Sofia?

Cilat janë kërkesat formale në të cilat insiston Qeveria e Sofijes? 

Sipas Deklaratës të Kuvendin Bullar, Bullgaria mbështet agjendën e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por më parë kërkona nga RMV që të plotësojë kushtet në vazhdim:

  • Zbatim efikas dhe të menjëhershëm të Marrëveshjes për miqësi të mirë, fqinjësi dhe bashkëpunim të vitit 2017
  • Respektim të rreptë të nenit 8 të Marrëvshjes se “burime objektive, autentike, historike janë themeluar si fakt i interpretimit shkencor të ngjarjeve historike”.
  • Distancim të veprimtarive të cilat i mbështetin dhe nxitin pretendim për pranim të të ashtuquajturës pakicë maqedonase në Bullgari, përfshirë këtu edhe në organizatat ndërkombëtare.
  • Rihabilitim të viktimave të shtypura për shkak të vetëdijes bullgare.
  • Mbështetje të rreptë të klauzolës në lidhje me gjuhën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të vërtetuar dhe ratifikuar nga parlamentet e të dy vendeve.
  • Zbatim të plotë të marrëveshjeve të cilat i arriti këshilli i ekspertëve multidiciplinar dhe çështje arsimore dhe nivelin e përfshirjes në planet dhe materialet arsimore.
  • Ndalim të gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare, përfshirë këtu mediumet, shkrime në përmendore dhe të ngjashme.
  • estaurim dhe mirëmbajtje të varrezave bullëgare dhe përmendoreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Një prej kërkesave të fundit të cilat i ka dorëzuar diplomacia bullgare në Bruksel, si propozim i cili duhet të shqyrtohet, është të mos përdoret emri i shkurtuar Maqedonia e Veriut, sepse kjo do të mund të implikojë tensione territoriale në Shkup.

Cilat do të ishin pasojat për Maqedoninë së Veriut? 

Ja pra, shkurt “e kaluara historike” dhe e tanishmja të cilën duhet ta pranojë Qeveria në Shkup, që të mund RMV të merr dritën jeshile në dhjetor për fillimin e negociatave me BE-në. Pasojat nga ky “pranim i të kaluarës”, siç do të thoshte Zaharieva, kuptohet se do të ishin të mëdha për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bullgaria, pas rimeritmit të të gjithë personazheve historike dhe ngjarjeve nga fundi i shekullit të 19-të dhe gjysmën e parë të shekullit të 20-të, përveç mohimit të identitetit të popullit dhe gjuhës maqedonase, do të merr së paku dy dhurata: falsifikimin e të vërtetës historike se në Luftën e dytë Botërore kanë qenë okupator në territorin e Maqedonisë dhe se nuk ekizton, as nuk ka ekzistuar pakicë maqedonase në Bullgari. 

Maja e shtetit, para së gjithash kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti Stevo Pendarovski edhe përkrah zgjedhjes me kujdes të fjalëve, me 29.10.2020 njëzëri thanë se: nuk ka kompromis rreth çështjeve të identitetit dhe nuk ka negociata rreth gjuhës maqedonase. Ata janë fakt dhe janë të vërteta histroike, nëse dëshironi, për të cilat mund historia të flasë, por, janë gjëra për të cilat nuk ka negociata. Është kaq e thjeshtë, asgjë e komplikuar, siç do të thoshte Zaharieva, apo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button