RMV, sonte në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbimeve të ujit të RMV-së në seancën e mbajtur sot vendosi për ndryshimin e çmimeve të lëndëve djegëse, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, për mesatarisht 1,95%, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të përcaktuara sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të datës 26.10.2020”, raportojnë nga Komisioni.

Çmimet e reja të derivative sipas Komisionit do të jenë:

– Benzinë motori – EUROSUPER BS – 95 – 58,00 (denarë/litër)

– Benzinë motori – EUROSUPER BS – 98 – 60,00 (denarë/litër)

– Naftë motori – EURODIZEL BS (D-E V) – 49,50 (denarë/litër)

– Vaj djegieje – EKSTRA I LEHTË 1 (EL-1) – 49,00 (denarë/litër)

– Mazut M-1 SU – 25,831 (denarë/kilogram)

“Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS98 ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit
Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të
përcaktuara me vendimin e datës 26.10.2020”, raportojnë nga Komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button