fbpx

Nëntë pacientë ndërruan jetë me Kovid-19 në Kosovë

Kosova në 24 orët e fundit regjistroi 486 raste të reja nga realizimi i 1374 testeve. Ndërkohë janë regjistruar 30 pacientë të shëruar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, raportojnë nga Instituti.

Instituti raportoi se numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj”, raportojnë nga Instituti.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close