RMV, 21 persona kanë ndërruar jetë me Kovid-19, 565 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 1325 testime janë regjistruar 565 raste të reja me virusin korona, 154 janë shëruar, ndërkaq 21 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 32.997, të shëruarve në 21.244, të vdekurve në 1.025, ndërkaq momentalisht ka 10.728 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 21 pacientë, 6 pacientë nga Shkupi (45, 52, 63, 67, 68 dhe 84 vjet), pesë nga Tetova (69, 73, 75, 69 dhe 83 vjet), dy nga Velesi (83 dhe 89 vjet), dy nga Bogdanci (75 dhe 85 vjet), një 74-vjeçar nga Kumanova, një 79-vjeçar nga Manastiri, një 71-vjeçar nga Radovishi, një 61 vjeçar nga Prilepi, një 51-vjeçar nga Ohri dhe një 63 vjeçar nga Shtipi”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 230
  • Kumanovë 35
  • Tetovë 39
  • Shtip 13
  • Prilep 65
  • Gostivar 27
  • Strumicë 17
  • Strugë 1
  • Veles 27
  • Ohër 3
  • Koçan 15
  • Manastir 15
  • Kërçovë 3
  • Kavadar 10
  • Sveti Nikole 4
  • Gjevgjeli 13
  • Dellçevë 2
  • Resnjë 1
  • Kriva Pallankë 6
  • Radovish 7
  • Berovë 5
  • Probishtip 3
  • Vinicë 3
  • Negotinë 9
  • Vallandovë 3
  • Pehçevë 60, aktive 8
  • Kratovë 6
  • Krushevë 3

Të shëruarit në 24 orët e fundit

• Shkup 58
• Shtip 7
• Prilep 9
• Tetovë 6
• Struga 8
• Veles 7
• Manastir 11
• Ohri 11
• Kavadar 5
• Gostivar 6
• Strumica 9
• Koçan 5
• Probishtip 2
• Demir Hisar 1
• Berovë 1
• Valandovë 2
• Vinicë 1
• Delçevë 2
• Negotinë 3

Në 24 orët e fundit janë bërë 1325 teste, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë bërë 253.173  teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button