RMV, Deri të hënën nxënësit mund të aplikojnë për bursa, ndërsa studentët deri më 30 nëntor

Ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut deri më 9 nëntor do të pranojë aplikime për Konkursin për bursa të nxënësve për vitin shkollor 2020/2021, transmeton Portalb.mk.

“Përveç kategorive të zakonshme të bursave të cilët ishin deri më tani: bursa për mbështetje sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, për nxënës të talentuar sportist, fëmijë pa prindër dhe për  nxënës me nevoja të veçanta , për nxënës të regjistruar në ASHS “Akademinë për sport”, bursa për nxënës Rom dhe nxënës nga profesioni hotelieri-turizëm, për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron edhe disa kategori plotësuese të bursave për nxënësit nga arsimi i  mesëm profesional”, raportojnë nga Ministria.

Aplikimi në Konkurs mund të behët me prani fizike në arkivin e MASH-it, përkundër asaj se ministria rekomandon që aplikimi të jetë online.

Ndërkohë, nxënësit e muzikës mund të shfrytëzojnë mjete deri 100 mijë denarë për blerjen e instrumenteve. Konkursi ka për qëllim kthimin e 75% të mjeteve për blerjen e instrumenteve muzikore për vitin shkollor 2020/21.

Deri më 30 nëntor do të jetë i hapur konkursi për studentët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button