Flamur Tairi: Kombëtarja synim i çdo futbollisti

Reprezentuesi i kombëtares së Maqedonisë në futboll dhe i skuadrës së Teutës së Durrsit, Flamur Tairi shprehet shumë i kënaqur me aktivizimin e tij në Super Ligën shqiptare. 

Mesfushori strugan që tashmë tre vite aktivizohet në mesfushën e durrsakëve, vlerëson se futbolli në Shqipëri po shënon rritje dita ditës dhe se profesionalizmi në krahasim me Maqedoninë është shumë më lartë.

“Eksperienca ime në Shqipëri me Teutën ka ndikuar shumë pozitivisht në krijimin tim si sportist. Diciplina dhe kualiteti I futbollit në Shqipëri vazhdimisht po shënon rritje dhe kjo I bën mirë futbollit por edhe futbollistëve, me kampionatin fillojmë në date 9 shkurt, këtë vit synojmë kreun e tabelës dhe kupat e Evropës që shpresoj se do ti arrijmë, ngase presidenti Hasanbelliu ka angazhuar përforcime në ekip, ardhja e trajnerit Magani ka shtuar freskinë dhe konkurencën kshuqë të gjitha kushtet janë pjekur që të bëjmë një sezon të mirë që ua kemi borxh edhe tifozëve durrsak të cilët janë shumë të flaktë dhe motivues për ne” shprehet Tairi për Portalb.

Futbollisti 22 vjeçar nga Struga ka luajtur për të gjitha kategoritë në kombëtaren e Maqedonisë, duke u dalluar shumë me ndeshjet e tija me U21-shin, nën udhëheqjen e trajnerit Babunski, ndërsa kualiteti i Tairit ran ë sy edhe të ish selskionuesit Xhon Toshak i cili e ftoi futbollistin për kombetaren A të Maqedonisë në përballjen me Portugalinë.

“Ftesa e Toshak sigurisht që më motivoj më shumë, shpresoja të luaj ngase gjatë seancave stërvitore isha pjesë e strategjisë së Toshakut, por gjithsesi atje nuk pata mundësi. Kombëtarja është synimi i çdo futbollisti, shpresoj që me ndeshjet e mia në Shqipëri të hyjë në listën e seleskionuesit të ri Çedomir Janevski dhe të më jepet mundësia për të dëshmuar vlerat e mia” tha Tairi për Portalb.

Kujtojmë që Flamur Tairi përveç skuadrës së Durrsit, ka luajtur edhe në Maqedoni me skuadrën e Napredokut dhe Makedonija Gjorçe Petrov ku për trajner kishte presidentin aktual të FFM-së Ilço Gjorgjevski i cili I dha shumë hapësirë futbollistit 16 vjeçar në atë kohë në ligën e pare të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button