RMV, është propozuar kafenetë dhe objektet tjera hotelierike të punojnë deri në 21:00

Do të propozohet masë me anë të së cilës kafenetë dhe të gjitha objektet tjera hotelierike do të detyrohen të mbyllin lokalet në ora 21:00, këtë e ka konfirmuar vetë ministri i Shënetësisë, Venko Filipçe, shkruan Portalb.mk.

Shkurtimi i orarit të punës të objekteve hotelierike është diskutuar dhe miratuar sot nga Shtabi i Krizës i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Do të rekomandojmë që objektet hotelierike të punojnë deri në ora 21:00” kishte konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndryshe, kjo masë veçse ishte paralajmëruar nga ministri Filipçe, i njëjti në intervistë për televizionin “Sitel” kishte deklaruar se do të ketë shkurtim të orarit të punës të objekteve hotelierike dhe në qoftë se edhe kjo masë nuk jep rezultat, do të ketë masa tjera më restriktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button