Zaev, Shekerinska dhe Shilegov sot do të takohen me zjarrfikësit e Shkupit

Kryetari i Qytetit të Shkupi, Petre Shilegov, deklaroi sot se pasdite do të kenë takim online me kryeministrin, Zoran Zaev, ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe përfaqësuesit e sindikatave të Brigadës së Zjarrfikësve, shkruan Portalb.mk.

“Në planin aksionar të Qeverisë është paraparë ndryshim i ligjit në qershor të vitit 2021. Në ndërkohë, po tentojmë të ndihmojmë që njerëzit të mos shkojnë në procedura gjyqësore, të përfshijmë procesin e ndërmjetësimit. Më shumë se kjo as nuk mundemi të bëjmë, as nuk është e mundur që të bëhet. Kështu që, e drejta për protestë është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe unë e respektojë atë të drejtë të atyre njerëzve, megjithatë, atë që e kam deklaruar atëherë mbetet plotësisht, e përpunojmë atë moment”, deklaroi Shilegov duke komentuar protestën e sotme të zjarrfikësve.

Zjarrfikësit edhe sot protestuan para zyrës së kryetarit Shilegov, duke kërkuar që Qyteti i Shkupit t’ua paguajë shtesën e pagës. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë të mbajnë protesta derisa nuk fillon pagesa e shtesës së pagës së tyre.

Ndërkohë, Shilegov akoma nuk e ka nënshkruar dhe nuk e ka dorëzuar përgjigjen me shkrim të kërkesave që kanë dorëzuar zjarrfikësit më 27 tetor dhe e cila është arkivuar.

Javën e kaluar zjarrfikësit dhe kryetari i Qytetit të Shkupit realizuan takim ku, ky i fundit i informoi se nuk ka mundësi ligjore që të zgjidh problemin rreth përllogaritjes së pagës së tyre, përkatësisht të pagesës së shtesës për rrezik në punë, por u ka premtuar se do t’u jap edhe përgjigje të shkruar.

Ai u ka ofruar ndihmë dhe ndërmjetësim që të përshpejtohet ai proces, apo të ketë bazë ligjore që të bëhet pagesa, në mënyrë që zjarrfikësit të mos dëmtohen derisa ligji të hyjë në fuqi.

Por, zjarrfikësit e Shkupit nuk e pranuan këtë ofertë dhe paralajmëruan se do të protestojnë deri sa Qyteti Shkupit të fillojë t’ua paguaj shtesën e pagës. Sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2014 zjarrfikësve u lejohet shtesë e pagës fillestare prej 20 për qind, për shkak rrezikshmërisë së vendit të punës. Por, prej atëherë asnjëherë nuk u është paguar ajo shtesë dhe për këtë ata kanë paditur Qytetin e Shkupit.

Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerëson se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë, ndërsa aktualisht paguhen vetëm për 20 mijë denarëAta theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button