Tetovë, 70 vite pas ndërtimit, për herë të parë është rinovuar “Stacioni Hekurudhor”

Me dekada vonesë, Stacioni  Hekurudhor i Tetovës është rinovuar tërësisht dhe ka marrë pamje tjetër, marrë parasysh se ky vend ishte vend-ndalesë për qentë endacak, përdoruesit e drogës si dhe i mbuluar nga pluhuri vetëm disa muaj më herët. Drejtori i Ndërmarrje Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, Festim Halili, potencoi se ky projekt ka kushtuar gjithsej 7.3 milion denarë dhe se tanimë Tetovarët do të kenë edhe një hapësirë të re publike për ta shfrytëzuar, shkruan Portalb.mk.

Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për mungesën e investimeve në stacionet hekurudhore në vend, shumica e tyre vazhdojnë të funksionojnë pa ngrohje, të zbrazëta, pa drita dhe me interier tërësish të shkatërruar.

Kështu dukej Stacioni Hekurudhor i Tetovës vetëm disa muaj më herët:

Stacioni i pa-rinovuar hekurudhor në Tetovë.
Stacioni i pa-rinovuar hekurudhor në Tetovë.
Stacioni i pa-rinovuar hekurudhor në Tetovë.
Stacioni i pa-rinovuar hekurudhor në Tetovë.

Si duket tani?

Stacioni i rinovuar i hekurudhave, Tetovë.

Stacioni i rinovuar i hekurudhave, Tetovë.
Stacioni i rinovuar i hekurudhave, Tetovë.

Ky stacion është ndërtuar për herë të parë në vitin 1952 dhe që atëherë, vetëm një intervenim ka pasur në vitet e 80 edhe atë në pjesën e pullazit të objektit. Drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë” tha se ky projekt ka kushtuar 7.3 milion denarë dhe se i njëjti do të mund të shfrytëzohet që sot.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike "Hekurudhat e Maqedonisë", Festim Halili.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, Festim Halili.

“Është kënaqësi e veçantë të ndodhem sot pranë Stacionit Hekurudhor të rinovuar të Tetovës, i cili është ndërtuar në vitin 1952 dhe që atëherë ka pasur vetëm një intervenim në vitet e 80 kur është ndryshuar pullazi. Ndërsa sot, kemi bë renovim të tërësishëm. Ky projekt ka kushtuar gjithsej 7.3 milion denarë. Me këtë projekt besoj se tetovarët do të kenë edhe një pjesë tjetër publike ku do të mund të shfrytëzojnë parqet e këtij stacioni të cilat janë të parapara që vitin e ardhshëm të mund të ndërtohen në një projekt të caktuar” tha Festim Halili, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”.

 

Çfarë është ndryshuar në këtë stacion?

  • Është bë ndërrimi i tërësishëm i pullazit të stacionit,
  • Është ndërtuar dhe është zgjidhur problemi me kanalizimin atmosferik,
  • Është digjitalizuar pjesa me server, gjegjësisht janë vendosur kamera që do të mbulojnë 360 shkallë të objektit dhe përreth tij,
  • Janë ndryshuar dyert dhe dritaret,
  • Ka pasur intervenime në pjesën sanitare të hekurudhës, objektet sanitare janë ndërtuar brenda sallës pritëse për pasagjerët,
  • Janë ndryshuar pragjet në pjesën e trasesë hekurudhore,
  • Është asfaltuar pjesa e parkingut të stacionit hekurudhor,
  • Është ndërtuar ndriçimi publik.

Çfarë duhet bërë më tej?

Një kozmos i errët me shumë vryma, i quajti drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë”, Festim Halili problemet me infrastrukturën hekurudhore. Një prej problemeve më të theksuara janë kalimet mbi hekurudhore të cilat përbëjnë rrezik publik, për këtë, është e nevojshme vendosja e trarëve për rampat.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike "Hekurudhat e Maqedonisë", Festim Halili.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, Festim Halili.

“Sigurisht që problemet në infrastrukturën hekurudhore janë një kozmos i errët me shumë vrima të zeza që mundohemi një nga një ti plotësojmë, një nga problemet janë kalimet mbi hekurudhore, në tërë territorin e RMV-së ekzistojnë rreth 300 të tilla, të gjitha janë të pajisura me sinjalistikë me shenja, për të dyfishuar sigurinë duhet të vendosen edhe trarë për rampat, të cilat janë të kushtueshme por kemi fituar projekt në IPA 3 dhe presim së shpejti të filloje prokurimi publik për 20 trarë të rinj të cilat do të vendosen mbi kalimet hekurudhore që kanë frekuentim më të shpeshtë” shtoi Festim Halili.

Stacioni i rinovuar hekurudhor në Tetovë është vendosur në funksion nga sot dhe të gjithë pasagjerët mund ta shfrytëzojnë atë, aktualisht nuk janë vendosur ulëse në vendin e pritjes për shkak të pandemisë me virusin korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button