RMV, muajin e kaluar janë shqiptuar përafërsisht 24.000 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse (Infografik)

Po rritet numri i të infektuarve me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, a paralelisht me atë po rritet edhe numri i gjobave që i shqipton Ministria e Punëve të Brendshme për mosmbajtje të masës mbrojtëse në fytyrë si masë parandaluese nga virusi, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Me masat e reja restriktive që i ka miratuar Qeveria tani maska mbrojtëse është e obliguar që të mbahet edhe në ambient të hapur. Por, edhe pse në opinion kjo masë mori kritika dhe hapi dilema, megjithatë duket se maska mbrojtëse nuk mbahet edhe në kushte aktuale kur ajo është e domosdoshme. Në 24 orët e fundit MPB ka gjobitur 737 persona, të cilët nuk kanë mbajtur maskë në fytyrë.

Nga ana tjetër, muajin e kaluar është regjistruar numri më i lartë i gjobave për mosmbajtje të maskës, tregojnë të dhënat e MPB-së. Në tetor, janë shqiptuar 23.981 gjoba.

Rritja graduale e numrit të infektuarve me KOVID-19 ka sjellur deri te kontrolli më i ashpër i zyrtarëve policor në lidhje me mbajtjen maskës nga ana e qytetarëve. Në shtator ka rritje të gjobave.

Gjatë periudhës së verës, gjegjësisht muajt qershor, korrik dhe gusht, më së shumti gjoba për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar në qershor (20.026), a më pak, në korrik (11.054), tregojnë të dhënat e MPB-së.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje njoftoi se në 24 orët e fundit nga 2.449 testime janë regjistruar 865 raste të reja me virusin korona, 359 janë shëruar, ndërkaq 10 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 32.436, të shëruarve në 21.090, të vdekurve në 1.004, ndërkaq momentalisht ka 10.342 raste aktive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button