Karakaçanov: Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Dikush në Shkup mendon se Bullgari do të bëjë lëshime për shkak të ndjenjave vëllazërore dhe solidaritetit. Ata po ashtu mendojnë se dikush nga jashtë do të bëj presion ndaj Bullgarisë. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë, deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes dhe lider i partisë VMRO, Krasimir Karakaçanov, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, është e paimagjinueshme që Kuvendi bullgar të votojë për lëshime dhe një lëshim i tillë nga pozicioni i Bullgarisë, nuk do të kalonte në asnjë përbërje parlamentare.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë për një javë. Zgjedhja se a do të jenë pjesë e BE-së është e tyre. nuk do të bëhen anëtare e Bashkimit Evropian duke goditur tavolinën”, deklaroi Karakaçanov për televizionin bullgar BTV.

Ai vlerëson se Marrëveshja me Bullgarinë është mjaft e mirë, por vetëm nëse respektohet.

“Një vit pas nënshkrimit të saj ajo më nuk respektohet. Nënshkrimi i marrëveshjes ka qenë kusht për anëtarësimin e vendit në NATO, ndërsa respektimi i saj është kusht për anëtarësim në BE”, tha ai.

Ministri bullgar thotë se nuk ka presion diplomatik ndaj Bullgarisë nga ana e Gjermanisë, ndërsa sa i përket ShBA-së, ai aty “ka sqaruar gjenezën e problemeve ballkanike, duke u thirrur në burime amerikane”.

Sipas tij, Bullgaria nuk ka detyruar Shkupin dhe Maqedoninë të heqin dorë nga identiteti nacional, por duhet ta krijojnë sipas “faktit se ai është krijuar me zjarr dhe shpatë pas vitit 1944”

“Deri në vitin e 44-të historia është histori e përbashkët e një populli. Kemi histori të përbashkët me Perandorinë Osmane, me Bizantinin, me popullin ermen, por edhe me maqedonasit, tha ai.

Një “përkulje” para Shkupit tani, do të nënkuptonte probleme për të ardhmen, që do të përfshinin edhe kërkesa për mësimin e “gjuhës maqedonase të imagjinuar në Qystendil, me kalimin e kohës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button