Mario Balotelli në Milan

Manchester City është pajtuar që ta shesë sulmuesin Mario Balotelli te Milani, për një shumë prej 20 miliionë eurosh.

Kështu të paktën raporton Goal, që thotë se klubet më në fund kanë arritur marrëveshje dhe është punë e orëve kur do të zyrtarizohet transferimi i tij.

Balotelli ka pranuar pagë më të vogël vetëm për të luajtur te Milani dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2017.

Balotelli para se të kalone te Manchester City luajti për Interin dhe kjo sigurisht se nuk do të pritet mirë nga klubi i fëmijërisë i Balotellit, pasi dihet se ai është produkt i akademisë Nerazzure. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button