fbpx

Një vogëlushe 3-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat 65 orë pas tërmetit në Izmir (VIDEO)

Vogëlushja 3-vjeçare, Elif Perinçek është shpëtuar rreth 65 orë pas tërmetit në Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 65 orë pas tërmetit ka ardhur një lajm tjetër i gëzueshëm ku 3-vjeçarja Elif është shpëtuar nga rrënojat e apartamentit Doğanlar në rajonin Bayraklı.

Ajo u nxorr nga rrënojat me duartrokitje dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Vogëlushja Elif është personi i 106-të që shpëtohet e plagosur nga rrënojat.

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Të falënderojmë mijëra herë o Allah. E shpëtuam të gjallë nga apartamenti Doğanlar edhe vogëlushen Elif”.

Gjyshja e Elifit ka shprehur gëzimin e saj duke thënë: “Jam shumë e lumtur. Allahu ju shpërbleftë. U bashkuam me Elifin, gjithashtu me të do të bashkohen edhe nëna dhe vëllezërit/motrat”.

Edhe nëna Seher Dereli Perinçek e cila kishte mbetur nën rrënoja në apartamentin Doğanlar u nxorr një ditë pas tërmetit nga rrënojat bashkë me 4 fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek (10), Umut Perinçek (7) dhe Elif Perinçek (3).

Ndërkohë që Umut Perinçek (7) humbi jetën. Nga pjesëtarët e familjes Perinçek vazhdojnë trajtimin Seher Dereli Perinçek, Ezel dhe Elzem Perinçek.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close