Në ditën e fundit të fushatës, Trump tubime në 5 shtete, ndërsa Biden është përqendruar në Pensilvani

Donald Trump do të vizitojë pesë shtete në një ditë, kurse Joe Biden do të mbajë një tubim në Pensilvani, ndërsa gara në SHBA hyri në vijën e finishit. Sondazhet tregojnë se i nominuari demokrat ka një epërsi solide në nivel nacional, por kryesimi është më i ngushtë në shtetet kryesore që mund të vendosin ‘fatin’ e rezultatit zgjedhor. Më shumë se 90 milion Amerikanë kanë votuar tashmë, e cila mund të jetë pjesëmarrja më e lartë në 100 vjet, shkruan Portalb.mk.

Trumpi në të njëjtën mban tubime në Michigan, Iowa, Carolina të Veriut, Georgia dhe Florida dhe sondazhet në të gjitha ato shtete tregojnë për një luftë të ngushtë. Duke folur në Uashington D.C., Trump u tha mbështetësve të tij se ekonomia amerikane po rritet me ritmin më të shpejtë në histori, ndërsa në Iowa ai premtoi se do t’i siguronte kufijtë dhe do të sillte gjyqtarë më konservatorë në gjykatë, shkruan Washington Post.

“Ju keni një zgjedhje midis mbylljes vdekjeprurëse të njoftuar nga Bideni dhe një vaksinë të sigurt që do t’i japë fund pandemisë”, tha Trump.

Komentet e tij erdhën pasi kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauçi, në një intervistë për ‘Washington Post’, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i pret shumë dhimbje muajt e ardhshëm. Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Fauçin se dëshiron të dëmtojë fushatën e Trumpit. Ai tha se dy kandidatët për president kishin qasje të ndryshme ndaj pandemisë dhe se shëndeti publik ishte më i rëndësishëm për Bidenin.

Në fund të fushatës, Bideni do të përqendrohet në shtetin e tij të lindjes në Pensilvani, ku sot në Pitsburg do t’i bashkohet Lady Gaga dhe John Legend, derisa Trumpi planifikon që sot të mbajë pesë tubime, shkruan CNN.

Të dy kandidatët përshkruajnë katër vitet e ardhshme si apokaliptike nëse kundërshtari fiton.

Ndryshe, zgjedhjet në SHBA do të zhvillohen nesër më tre nëntor. Këto zgjedhje duken shumë të paparashikueshme, për shkak të sondazheve që nxjerrin shumë shpesh Bidenin fitues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button