Është vetë-izoluar kreu i OBSH-së pas kontaktit me një person pozitiv me Kovid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se është vetë-izoluar për shkak se është identifikuar se ka pasur kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv për KOVID-19, transmeton Portalb.mk.

Në një postim në Twitter të dielën vonë, Tedros tha se ndihet mirë dhe se “nuk ka simpotoma”, por se do të vetizolohet në ditët në vazhdim, në përputhje me protokollet e OBSH-së.

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për KOVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetë-karantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e KOVID-19”, shkroi Ghebreyesus në Twitter.

Ai gjithashtu në një twit tjetër, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve. “Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, tha ai.

Tedross ka qenë në ballë të përgjigjes globale ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka prekur mbi 46 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka çuar në mbi 1.2 milion viktima.

Njoftimi i Tedros u bë në të njëjtën ditë kur autoritetet në Gjenevë, ku ndodhet selia e OBSH-së, njoftuan për shtrëngimin e kufizimeve, që synojnë të frenojnë përhapjen e virusit.

Deri më tani në tërë botën janë konfirmuar 45 942 902 raste me korona virus. 1 192 644 prej tyre kanë vdekur , kurse mbi 33 milion janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button