Restorantet për dasma, me rebalancin e buxhetit, do të marrin 120.000 euro më shumë se mjekët dhe infermieret që luftojnë kundër Kovidit

Me rebalancin e buxhetit 2020, i cili po debatohet në Parlament, restorantet e dasmave do të marrin ndihmë financiare të pakthyeshme nga shteti në shumën prej një milion euro. Me rebalancin e propozuar, 880 mijë euro sigurohen për shpërblim të të gjithë punonjësve shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Kovid-19, njofton Portalb.mk.

1 milion euro për restorantet e dasmave është pjesë e programit të qeverisë për grante prej 5.5 milion euro për agjencitë turistike, restorante për lojëra të fëmijëve dhe restorante të dasmave. Këto grante, nga ana tjetër, janë pjesë e paketës së katërt të masave për të ndihmuar ekonominë në shumën prej 470 milion euro.

Grantet për restorantet e dasmave janë në shumën prej 3.000 deri në 10.000 euro, varësisht nga qarkullimi i realizuar në vitin 2019. Grantet duhet të marrin të gjitha subjektet e regjistruara dhe të licencuara për këtë aktivitet, në një vlerë totale prej një milion euro.

Ministria e Shëndetësisë do të marrë 4 milion euro me buxhetin suplementar, ku hyjnë 880 mijë euro për shpërblimin e punonjësve shëndetësorë që luftojnë kundër kovid-19. Pjesa tjetër është caktuar për furnizimin e ilaçit Remdesivir, vaksinave, testeve Kovid-19 dhe nevojave të tjera të institucioneve të shëndetit publik.

Rebalanci i propozuar u diskutua tre ditët e kaluara në seancë plenare në Kuvend, ndërsa debati, i cili duhet të zgjasë 5 ditë, vazhdon nesër në ora 11:00.

Me rebalancin e buxhetit, të ardhurat totale të buxhetit parashikohen në 3.2 miliardë euro dhe shpenzimet totale në 4.1 miliard euro, ashtu që deficiti do të kap shumën rreth 900 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button