Turqi, u rrit në 58 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 58, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 920 njerëz u lënduan gjithashtu në tërmetin me magnitudë 6,6 ballë që goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.

“Ne jemi të vendosur të shërojmë plagët e vëllezërve dhe motrave tona në Izmir, të cilët janë prekur nga tërmeti, para se të fillojë moti i ftohtë dhe shirat”, tha Erdoğan gjatë një takimi të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në provincën e Samsunit.

Më herët, presidenti turk tha se shumë shpejt shtëpi të reja do të ndërtohen për të gjithë ata që mbetën pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë.

Deri më tani, 702 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa tetë persona gjenden në repartet e kujdesit intensiv.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që deri në këto kohë, ka pasur 902 pastronditje, prej të cilave 42 më të forta se 4 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button