RMV, filloi fushata “Mbaj maskë”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë e ka filluar fushatën për mbajtjen e maskës, me qëllim që të mbështetet Ligji për Mbrojtjen e Popullsisë nga sëmundjet infektive dhe të ngritët vetëdija e qytetarëve nga rëndësia e respektimit të masave dhe rekomandimeve të Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse për mbrojtje nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se fushata do të shkojë me sloganin “MbajMaskë”, i cili është përkrahur dhe do të mbështetet nga ana e të gjithë funksionarët dhe përkrahësit.

“Qëllimi është që të ngritët vetëdija për atë se sa është e rëndësishme mbrojtja nga virusi korona. Mbajtja e maskave mbrojtëse në ambient të hapur dhe të mbyllur është e pranuar si masë për mbrojtje në të gjithë Evropën. Ajo tani për tani është mënyra më e sigurt që t’i kundërvihemi pandemisë”, thonë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button