Ndërroi jetë aktori që e ka luajtur Xhejms Bondin, Shon Koner

Ser Shon Koneri, aktori i njohur që u bë i njohur me rolin e Xhejms Bondit, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjecare.“Ser Shon Koneri, që kremtoi ditëlindjen e 90-të në Gusht, sot ka ndërruar jetë” – ka publikuar BBC. Lajmin e ka konfirmuar edhe familja duke mos dhënë detaje për vdekjen. Megjithatë, BBC-ja ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë në gjumë, derisa ishte në Bahame.

Legjenda e kinemasë Sean Connery, i cili u njoh ndërkombëtarisht me një nga rolet e tij më të spitakura si agjenti britanik James Bond, vdiq sot në moshën 90 vjeçare. Rrjetet televizive BBC dhe Sky News raportuan rreth vdekjes së tij të shtunën, transmeton Klan Maqedoni.

“Mu thye zemra kur mësova këtë mëngjes për vdekjen e Sean Connery-t. Kombi ynë vajton një nga bijtë e saj më të dashur”, tha kryeministri skocez Nicola Sturgeon. “Sean ishte një legjendë botërore, por, para së gjithash ishte një skocez patriot e krenar”, tha ai.

Ai do të mbahet mend së pari si agjenti britanik 007, duke krijuar një thellësi të këtij karakteri që do të përcaktonte standardin për të gjithë ata aktorë që do të luanin më pas këtë rol.

Sean Connery ishte një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Skocisë dhe mbante një tatuazh ku shkruhej “Përgjithmonë Skocia” ndërsa shërbente në Marinën Mbretërore. Gjatë ceremonisë në vitin 2000 kur mori titullin e kalorësit nga Mbretëresha Britanike Elizabeth në moshën 69 vjeçare, ai ishte veshur me kostumin tradicional skocez.

Ish-Kryeministri skocez Aleks Salmond duke reaguar për vdekjen e tij, Konerin e ka përshkruar si “Skocezin më të madh në botë, të fundit e yjeve të vërtetë të Holivudit, Bondin e përkryer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button