Ministrja e jashtë e Bullgarisë: Do të vendosim veto për RMV-në nëse nuk i pranojnë rrënjët bullgare të gjuhës dhe identitetit

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva është kërcënuar se Bullgaria do të vendos veto për fillimin e negociatave hyrëse mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, nëse maqedonasit nuk pranojnë se identiteti dhe gjuha e tyre kanë rrënjë bullgare, në një intervistë për agjencinë “Rojters”, njofton Portalb.mk.

“Jemi të shqetësuar për të thënat për pretendimet e vazhdueshme për pakicën maqedonase në Bullgari. Pranimi i rrënjëve bullgare do t’i vë fund asaj”, tha Zaharieva.

Nëse maqedonasit pajtohen për atë, thotë Zaharieva, Bullgaria është e gatshme ta pranojë gjuhën maqedonase si një prej gjuhëve zyrtare të fqinjit të saj dhe ta pranojë identitetin maqedonas.

“Ne jemi të gatshëm ta konstatojmë realitetin, por ata duhet ta pranojnë të vërtetën historike”, tha ministrja bullgare.

Sofja zyrtare ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve. Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button