fbpx

Shkollat duhet të mbyllen vetëm kur nuk ka alternativa tjera, thotë përfaqësuesi i UNICEF-it në vend

Kur të mendohet nëse duhet të ndalohet mësimdhënia me prani fizike, duhet të bëhet vlerësim i mirë i përfitimeve kundrejt rreziqeve, duke marrë parasysh shëndetin, arsimin dhe faktorët tjerë socio-ekonomikë. Ajo që dimë me siguri është se mbyllja e shkollave ka efekte të qarta negative në shëndetin, arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve, të ardhurat e familjes dhe ekonominë e përgjithshme, tha Patricia di Xhovani, përfaqësuesja e UNICEF-it në vend.

“Ne u bëjmë thirrje që shkollat të jenë të fundit që do të mbyllen dhe të parat që do të hapen kur të krijohen kushte të sigurta për këtë. Mbyllja e shkollave duhet të merret parasysh vetëm kur nuk ka alternativa të tjera. Në një kohë kur vendi po përballet me rritje të numrit të të infektuarve me kovid-19, interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë kryesori gjatë marrjes së ndonjë vendimi për atë se kur dhe si shkollat ​​duhet të qëndrojnë të hapura”., thotë Xhovani, transmeton Meta.mk.

Siç thekson ajo, vendimi për të rihapur shkollat ​​për nxënësit e klasës I deri të III me masat e rekomanduara parandaluese dhe mbrojtëse është një hap pozitiv drejt uljes së efekteve negative të mbylljes së zgjatur të shkollave.

Përfaqësuesja e UNICEF-it tregon shembuj në të gjithë botën që tregojnë se mbylljet e shkollave nuk janë një faktor i rëndësishëm në zvogëlimin e transmetimit të kovid-19 në komunitet, veçanërisht pasi fëmijët nën moshën dhjetë vjeç kanë një shkallë më të ulët të përhapjes së virusit se sa fëmijët e mëdhenj.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close