27-vjeçari nga Likova ndërroi jetë nga covid-19, nuk kishte sëmundje kronike

Një pacient 27-vjeçar nga fshati Likovë i Kumanovës ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup nga covid-19, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë për MKD.mk.

Ai u shtrua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, dhe para kësaj ai u trajtua në shtëpi për disa ditë, ishte nën mbikëqyrjen e mjeku amë, dhe për dy ditë ishte trajtuar ne ambulancën e Kumanovës.

“Për shkak të një përkeqësimi të gjendjes dhe një rënie të frymëmarrjes deri në 50%, pacienti u transferua në Klinikën në Shkup në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, ku u vendos në ventilim jo-invaziv. Pacienti nuk kishte sëmundje kronike përveç mbipeshës”, tha Ministria e Shëndetësisë për portalin.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kishte numër rekord prej gjithsej 934 persona që rezultuan pozitiv me kovid-19 nga 2748 testime të bëra. Ndërkaq  5 persona kanë ndërruar jetë kurse 454 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

LEXO: RMV, Karaxhovski: Për 7 deri në 10 ditë i  presim efektet nga masat e reja

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button