Tre masa janë më të rëndësishme në mbrojtjen nga COVID-19, por me ardhjen e motit të ftohtë, ekspertët shtojnë edhe një tjetër

Ne të gjithë tashmë i dimë tre masat më të rëndësishme për mbrojtje kundër koronavirusit të ri – përdorimi i maskës, distanca fizike dhe larja e duarve, por me ardhjen e motit të ftohtë dhe përdorimit më të shpeshtë të ambienteve të mbyllura duhet të shtoni edhe një të katërt – ajrin e pastër.

Dhomat e ajrosura dobët rrisin mundësinë e transmetimit të virusit përmes aerosoleve, grimcave që notojnë në ajër, shpjegon Dr. Emil Reisinger, drejtor i Departamentit të sëmundjeve infektive në Fakultetin e mjeksisë të Rostock, transmeton Panacea.mk.

“Përveç përhapjes përmes pikave, aerosolet shumë më të vogla konsiderohen të jenë rruga kryesore e transmetimit të koronavirusit, megjithëse në një masë më të vogël”, tha Dr. Reisinger.

Përderisa pikat bien relativisht shpejt në dysheme, aerosolet më të lehta mund të notojnë më gjatë dhe të përhapen në ambiente të mbylura. Për ta parandaluar këtë, është më lehtë të hapni herë pas here dritaret në këto ambiente.

Frika se do të ftoheni nuk ka bazë, thonë profesionistët e mjekësisë.

“Ajrosja e ambienteve për disa minuta vështirë se do të ndryshojë temperaturën në dhomë. Objektet në hapësirë ​​dhe muret mbajnë temperaturën dhe do të lëshojnë nxehtësinë e mbajtur”, thekson Dr. Reisinger.

Ekspertët gjermanë rekomandojnë ajrosjen e zyrave çdo orë për 20 minuta. Nëse në ambient të mbyllur qëndrojnë më pak persona, 10 minuta janë të mjaftueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button