fbpx

RMV, Karaxhovski: Për 7 deri në 10 ditë i presim efektet nga masat e reja

Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse Zharko Karaxhoski në emisioni  debativ 360 Grade foli për gjendjen me Kovid-19 dhe për masat e reja për parandalim të virusit të cilat i miratoi Kuvendi, njofton Portalb.

“Gjithë Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe gjithë kontinenti evropian ndodhen në mes, nëse jo edhe në kulmin e përhapjes së virusit”, tha Karaxhovski.

Ai theksoi se shpreson që shtatë masat të cilat u propozuan nga Komisioni dhe u miratuan nga Kuvendi do të japin efekte për 7 deri në 10 ditët e ardhshme.

“Shpresojmë se do të luftojmë përphapjen proporcionale të sëmundjes në 10-15 ditët e fundit, për shkak se ende nuk janë harxhuar të gjithë mundësitë për masat që i kemi propozuar. Presim efekte nga masat e reja, për 7 deri në 10 ditë të shohim se çfarë do të ndodhë. Një masë që është miratuar mbrëmë, nuk mundet që në mëngjes të japë efekte. Duam të shohim se sa popullata do t’i respektojë këto masa, sa do të bëjë distinksion midis diçka që nuk është propozuar dhe zbatuar, dhe të shohim se deri ku i kemi kapacitetet shëndetësore, deri ku mundemi të durojmë dhe se nëse kemi mundësi ta zgjerojmë këtë propozim-masë për kapacitetet shëndetësore në shtet”, tha Karaxhovski.

Nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja që u miratuan mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Prej sot, është i ndaluar grupimi i më shumë se katër personave pas orës 22, ndërsa dënimi për mosrespektimin e kësaj mase është 500 euro, transmeton Portalb.m

Me ndryshimet e miratuara të ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive, është e patjetërsueshme mbajta e maskës edhe në ambiente të hapura, ndërsa nga kjo masë përjashtohen personat të cilët bëjnë sport në mënyrë aktive, fëmijët nën moshën 6 vjeçare dhe personat me nevoja të posaçme.

Mbajtja e maskës nuk është e nevojshme:

  • Gjatë vozitjes në automjet privat, nëse shoferi është vet apo me ndonjë person me të cilin bashkëjeton;
  • Gjatë qëndrimit në oborr në shtëpinë familjare me persona të të njëjtës shtëpi;
  • Në objekte hotelierike ku zbatohen protokollet specifike për mbrojtje.

Po ashtu, ndalohet grupimi i më shumë se katër personave në hapësirë publike pas orës 22, si dhe vet izolim i patjetërsueshme nga momenti i caktimit të testimit deri në marrjen e rezultateve. Në rast se personi është pozitiv, personi mbetet në izolim.

Për shkelje të nenit nga ligji i cili e rregullon vet izolimin është paraparë dënim prej 50 euro, ndërsa ato të cilët do të grupohen në ambient të hapur do të paguajnë dënim prej 500 euro. Për mos mbajtjen e maskës, dënimi është 20 euro

Me ndryshimet ligjore, rriten kompetencat e inspektorateve, në lidhje me kontrollet e zbatimit të masave të reja, të cilat përfshijnë edhe mbyllje të objekteve hotelierike, nëse nuk i respektojnë protokollet për covid-19.

Me masat e reja është rregulluar edhe mënyra e mjekimit të personave të sëmurë nga covid-19 në spitalet private.

Gjithashtu, vlejnë edhe masat e vendosura paraprakisht, për mbajtje të maskës në transport publik, si dhe vende ku mund të mblidhen më shumë persona në të njëjtën kohë, në institucionet shtetërore, markete, banka, mbajtja e distancës dhe dezinfektim i vazhdueshëm dhe larja e duarve, si dhe respektimi i protokolleve për covid-19.

Me 53 vota PËR, 26 abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimet ligjore, që përfshijnë edhe masat e reja. Ndërkaq, në seancën e djeshme, u tërhoq masa për kontroll në shtëpi dhe ndalimi për të ardhur më shumë se 4 mysafirë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close