fbpx

Hojt Ji për “Zërin e Amerikës”: Bajden do të angazhohet për Maqedoninë e Veriut në BE, në luftën kundër korrupsionit dhe lajmeve të rrejshme në vend (Video)

Ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së Hojt Ji pret që Bullgaria dhe pjesa tjetër e BE-së të gjejnë mënyrë që t’i zgjidhin problemet, që Maqedonia e Veriut të mund t’i fillojë negociatat sa më shpejtë që është e mundur, njofton Portalb.

Nëse Xho Bajden do të zgjidhet për president të SHBA-së, ai fuqishëm do ta mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, thotë Ji për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

“Unë fuqishëm besoj se Bajden do të angazhohet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo gjithsesi është vendim që duhet ta bëjë BE-ja, SHBA-ja nuk mundet ta imonojë vullnetin e tyre, por, besojmë se i ndajmë qëllimet e njëjta me shumicën e shteteve evropiane. Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut të integruar në institucionet evropiane. pres që Bullgaria dhe pjesa tjetër e BE-së të gjejnë mënyrë që t’i zgjidhin problemet, që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat sa më shpejtë që është e mundur”, thekson Ji, i cili e mbështet Bajdenin për president të ardhshëm të SHBA-së.

Ai paralajmëron se administrata e ardhshme e Bajdenit do të kërkojë edhe përgjegjësi nga politikanët nga Maqedonia e Veriut që ta rregullojnë korrupsionin në shtet, duke theksuar se ka ende shumë punë që të arrihen standardet për në BE.

Më tej, Hojt Ji në intervistë potencon se është i shqetësuar që reputacioni amerikan në Ballkan ka përjetuar të njëjtin dëm si edhe e gjithë bota, për shkak të, siç tha ai, qasjes së administratës aktuale ndaj politikës së jashtme dhe vendore.

Paralajmëron se administrata e Bajdenit do të përfshihej në luftën kundër lajmeve të rrejshme në Maqedoninë e Veriut, të ndihmuar nga, siç thotë, Rusia dhe Kina.

“Ka shumë punë që do të mund t’i bëjmë, madje edhe të sigurojmë që Rusia të paguajë çmim të vërtetë për atë që e bën në Ballkan, në Evropë dhe në SHBA. Kjo kërkon përpjekje globale për ndërtim të aleancave dhe përforcim të institucioneve në Evropë. Bashkërisht do të kemi mundësi ta kundërshtojmë Putinin dhe trollet ruse. Ato përpjekje, tani është e qartë se janë të bllokuara”, deklaroi Ji.

Për vendin tonë thotë se tanimë është aleat dhe partner i rëndësishëm i SHBA-së,  diçka që duhet të vazhdojë të zhvillohet, ndërsa marrëdhëniet të bëhen bashkëpunim më të fuqishme dhe të ketë bashkëpunim më intensiv dhe më i afërt në të gjithë nivelet.


 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close