RMV, Lidija Dimova u shkarkua nga funksioni drejtoreshë e Agjencisë nacionale

Lidija Dimova është shkarkuar nga funksioni drejtoreshë e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Vendimin e këtillë e ka sjellë Këshilli drejtues i Agjencisë, pasi Prokuroria Publike kundër saj dhe disa personave të tjerë sot hapi hetim pas padisë së dorëzuar penale nga Policia financiare për keqpërdoriom, mashtrim dhe dëmtim prej mbi 400 mijë euro të holla evropiane.

Krahas Dimovës, në këtë rast janë të përfshirë edhe pronari i Shoqatës për tregti dhe shërbime “V.E.Z. trejd” Zoran Zllatkovski, bashkëpunëtori i jashtëm me iniciale A.G. dhe A.P., si arkëtar në Agjencinë nacionale.

Tre nga personat, njofton Prokuroria në kumtesë, dyshohen se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale mashtrim në dëm të mjeteve të Komunitetit evropian, ndërsa Dimova në mënyrë plotësuese është e dyshuar edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Personi i katërt, madje, është i dyshuar për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

Pa i theksuar konkretisht personat, nga Prokuroria njoftuan edhe se për tre personat janë kërkuar masa kujdesi, midis të cilave edhe marrje të pasaportave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button