BE-ja prej vitesh i kërkon RMV-së administratë që zbaton parimet e meritës, transparencës dhe korrektësisë

Komisioni Evropian në raportin e fundit,  krahas përparimeve numëron edhe shume mangësi në fushën e administratës publike. Sipas raportit administrata e Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë e mbingarkuar, megjithëse janë ndërmarr disa hapa në këtë drejtim. Në të thuhet se duhet të sillet vendim përfundimtar nga institucionet përkatëse për pjesën e mbetur të këtyre punonjësve, pasi kjo çështje prej kohësh minon parimet e meritës dhe efektivitetit.  Me një gjuhë diplomatike, KE-ja përmend mungesën e transparencës, jo korrektësi në avacime dhe shkarkime të punonjësve dhe shumë probleme të tjera, shkruan Portalb.mk.

Por edhe pse këto reforma kërkohen me vite nga ky institucion evropian, vendi lëviz shumë ngadalë, madje edhe përparimet që bëhen nuk janë të plota, por të pjesërishme ose vetëm formale, të pazbatueshme deri në fund.

Për çështjen e administratës së ngarkuar të cekur në raport, madje vendi duket se nuk po bën përpjekjet e duhura për të gjetur mekanizma adekuat që do ta zgjidhnin njëherë e përgjithmonë këtë problem.

Gjashtë ditë pas publikimit të këtij raporti, zv/kryeministri Artan Grubi deklaroi se nuk ka mënyrë ligjore se si të largohen nga puna administratorët e ashtuquajtur të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, edhe nëse refuzojnë që të punojnë në ndonjë institucion. Por ai ka paralajmëruar ligj ndoshta të veçantë, me çka do të ishte obligative, edhe institucioni edhe i punësuari ta pranojnë shpërndarjen, por deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Për fat të keq, nuk ka mundësi ligjore që të realizohet kjo. Në disa prej institucioneve vetë të punësuarit nuk duan të shkojnë, në disa tjera raste, institucionet nuk i pranojnë pasi do të preferonin punësime të reja”, deklaroi Grubi.

Ku ka stagnuar dhe çfarë progresi është bërë sipas Komisionit Evropain në këtë fushë?

Komisioni Evropian ka vlerësuar kornizën strategjike për reformën e administratës publike, sidomos në këtë pjesë përfshirja e Ministrisë së Financave, sipas raportit, në koordinimin e përgjithshëm të reformave u rrit, gjithashtu falë një përqendrimit më të madh në llogaridhënien menaxheriale.

KE-ja në fushën e zhvillimit dhe koordinimit të politikave ka vlerësuar se përgjegjësitë e disa institucioneve politikëbërëse duhet të qartësohen dhe rishikohen për të siguruar që nuk ka mbivendosje. Planifikimi i politikave duhet të forcohet dhe të jetë në përputhje me planifikimin buxhetor afatmesëm. Roli qendror i koordinimit dhe kontrollit të cilësisë së Sekretariatit të Përgjithshëm mbetet i pamjaftueshëm. Konsultimet ndërministrore në nivele të ndryshme u rritën, por ato ende duhet të integrohen siç duhet në proces. Kontrolli i cilësisë së procesit të konsultimit publik duhet të përmirësohet.

 Menaxhimi i financave publikevlerësohet se ka pasur  progres në përmirësimin e transparencës buxhetore në menaxhimin e financave publike. Raporte dhe të dhëna të ndryshme buxhetore mujore dhe tremujore publikohen rregullisht në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, përfshirë buxhetin e qytetarëve të vitit 2019. Aplikacioni në internet i ‘buxhetit i qytetarëve’ u jep përdoruesve qasje dhe një pasqyrë të buxhetit përmes një interferim interaktiv. Ai siguron informacion mbi planifikimin, shpërndarjen dhe të ardhurat e buxhetit.  Vëzhgimi parlamentar mbi përgatitjen dhe ekzekutimin e buxhetit duhet të përmirësohet. Transparenca dhe përgjegjësia e administrimit të fondeve publike duhet të sigurohet përmes mekanizmave efikas të monitorimit si nga ekzekutivi ashtu edhe nga Parlamenti..

Shërbimin publik dhe menaxhimi i resurseve njerëzoreligji për nëpunësit administrativ dhe Ligji për Punonjësit e Sektorit Publik sigurojnë punësime të bazuara në merita dhe avacime si dhe shkarkime të korrekte, por nuk zbatohen sistematikisht në të gjithë administratën. Ligji për Punët e Brendshme përfshin rregulla kontradiktore që lejojnë përjashtimin e punonjësve nga dispozitat e Ligjit për Nëpunësit Administrativ. Procedurat për kontratat e punës së përkohshme ose të shërbimit, me kritere më të ulëta, përdoren shpesh, duke anashkaluar kriteret e përcaktuara në Ligjin për Nëpunësit Administrativ. Arsyet e shkarkimeve duhet të bëhen më transparente.

Përfaqësimi i grave në shërbimin publik është mbi 50%, përfshirë edhe në menaxhimin e mesëm. Sidoqoftë, gratë janë më pak të përfaqësuara në pozitat e larta drejtuese.

Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe përfaqësimit të drejtë të burrave, grave dhe grupeve etnike duhet të zbatohet në të gjithë sektorin publik.

Minoritetet më të vogla etnike mbeten të nën përfaqësuara në sektorin publik. Ekziston ende një përfaqësim më i lartë i disa pakicave në institucionet hierarkia e të cilave përfshin atë pakicë.

Nuk ka të dhëna në dispozicion për mënyrën se si mekanizmat e integritetit, përfshirë legjislacionin e sinjalizimit, zbatohen në praktikë, as si mbrohen denoncuesit ndaj veprimeve të hakmarrëse.

Përgjegjësia e AdministratësNevojiten përpjekje të mëtejshme për të futur në mënyrë efikase llogaridhënien menaxheriale në të gjithë administratën publike. Legjislacioni siguron që e drejta e qytetarëve për administrim të mirë mbrohet nga institucionet e pavarura, veçanërisht nga Avokati i Popullit dhe Zyra e Kontrollit të Shtetit. Ndjekja sistematike e rekomandimeve të tyre nuk është siguruar ende.

E drejta e qytetarëve për të hyrë në informacionin publik u përmirësua më tej falë strategjisë së transparencës 2019-2021. Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit, të gjitha institucionet duhet të sigurojnë dhe azhurnojnë rregullisht të dhënat.

Kapaciteti i Agjencisë për të zbatuar ligjin e ri duhet të forcohet.

Shumica e vendimeve nuk bazohen në merita, por në konsiderata procedurale. Sipas raportit, kishte vonesa në zbatimin e vendimeve të gjykatave administrative, të cilat vetë vendosnin rrallë në bazë të meritave.

Legjislacioni përcakton të drejtën e qytetarëve për të kërkuar kompensim dhe përgjegjësinë e autoriteteve publike në rastet e shkeljeve. Në vitin 2019, gjykatat kanë dhënë kompensim për dëmet në nëntë raste.

Ofrimi i shërbimeve qytetarëve dhe bizneseveE-Portali elektronik kombëtar për shërbime u azhurnua për të krijuar një administratë më miqësore për përdoruesit. Nevojitet më shumë angazhim nga të gjitha institucionet shtetërore për të shfrytëzuar potencialin e plotë të e-portalit, thuhet në raport.

Kriza COVID-19 ka provuar rëndësinë e digjitalizimit të administratës publike dhe forcimin e ofrimit të shërbimeve online për qytetarët dhe bizneset përmes e-portalit. Një Ligj mbi Menaxhimin Elektronik dhe Shërbimeve Elektronike u miratua në maj 2019.

U prezantuan mjetet e menaxhimit të cilësisë, të tilla si standardet për shërbimet dhe udhëzimet për optimizimin e shërbimeve. Kuadri i ndërveprimit u rrit në shtrirje, por vullneti politik dhe fondet janë të nevojshme që ajo të arrijë potencialin e saj të plotë.

Thjeshtimi i procedurave administrative ka qenë i vështirë dhe Ligji për Procedurat e Përgjithshme Administrative nuk është zbatuar ende në mënyrë sistematike në të gjithë administratën. Qeveria miratoi një dekret që lejon që disa afate ligjore të përcaktuara në Ligj të zgjaten gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që rezulton nga shpërthimi i COVID-19. Nevojiten trajnime të mëtejshme dhe ndërgjegjësim për të siguruar siguri ligjore për qytetarët dhe bizneset.

Çfarë duhet të bëjë vendi në periudhën e ardhshme?

Qeveria e re sipas rekomandimit të KE-së duhet të të sigurojë që reforma e administratës publike të mbetet një përparësi, të demonstrojë respekt të plotë për parimet e reformës së administratës publike dhe të ndjekë përpjekjet e reformave të Qeverisë së mëparshme. Nevojiten përpjekje e mëtejshme për të adresuar disa nga rekomandimet e vitit 2019.

  • Të vendos një kornizë legjislative që siguron respektimin e plotë të punësimit të bazuar në merita për shërbimin e lartë civil dhe poste të tjera;
  • Të finalizojë rishikimin horizontal funksional dhe të fillojë zbatimin e tij për të siguruar linja të qarta të përgjegjësisë midis institucioneve;
  • Të sigurojë zbatimin e plotë të Ligjit për Procedurat e Përgjithshme Administrative.
Ndërkohë çfarë planifikon të bëjë vendi?

Ministria e Administratës publike në Strategjinë për reforma në Administratë Publike 2018 ‐2022 parashikon:

  • Krijimin dhe koordinimi i politikave;
  • Menaxhimin e shërbimit publik dhe burimeve njerëzore;
  • Përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë;
  • Ofrim i shërbimeve dhe mbështetjes administrative;
  • Koordinim dhe menaxhim;

Këto reforma KE-ja i kërkon prej një kohe të gjatë.  Në raportin e vitit 2016 gjithashtu ka pasur vërejtje rreth mbingarkesës së administratës, transparencës dhe parimeve të meritës dhe efektivitetit, që domethënë për katër vite, vendi ynë nuk ka arritur të bëjë progres të plotë dhe përfundimtar, pas çka për të njëjtat të mos merrte asnjë vërejtje, përkundrazi lëvdata. Mbetet për tu parë se sa do të implementohet strategjia e lartpërmendur dhe cilat do të jenë vërejtjet e KE-së në vitin 2022 për administratën, atëherë kjo strategji duhet të ketë kryer punën e saj.

LEXO: U publikua raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian kërkon zbardhjen e rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button