U anuluan ndeshjet e fundjavës në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Ndeshja ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës që duhet të luhej këtë javë në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është shtyrë për javën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për gara pranë FFM-së informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga KOVID-19 dhe futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të xhiros së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e dielë) shtyhen dhe të njëjtat do të luhen në termin të ri”,  aportojnë nga FFM-ja.

FFM-ja sqaroi se më 07.11.2020 (e shtunë) luhen ndeshjet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë, ndërsa më 08.11.2020 (e dielë) takimet e xhiros së 10-të në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim.

Sikur kjo ndeshje, edhe ndeshjet tjera në kuadër të xhiros së 11-të, do të zhvillohen javën e ardhshme.

Në kuadër të kësaj xhiro, duhet të zhvillohen këto ndeshje:

Struga Trim&Lum – Vardar

Borec – Pelister

Akademija Pandev – Belasica

Sileks – Makedonija Gj.P.

Rabotniçki – Shkupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button