RMV, “Boll Më” kanë bllokuar rrugën Zhelinë-Bërvenicë, kërkojnë plotësimin e kërkesave
Qytetarët e Tetovës kanë vazhduar edhe sonte protestat kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës elektrike, përmes bllokimit të rrugës Zhelinë-Bërvenicë, transmeton Portalb.mk.
Krenar Osmani, njëri nga organizatorët e protestave nga iniciativa qytetare “Boll më”, ka theksuar përsëri nevojën për plotësimin e kërkesave të parashtruara tash e disa muaj nga protestuesit.
Protesta të ngjashme, por në segmente të ndryshme të autostradës “Nëna Terezë”, janë realizuar edhe javëve të kaluara.
Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?
- Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
- Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
- Eliminimi i monopolit të EVN-së
- Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
- Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.
- Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
- Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.
Më herët kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp kishte deklaruar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të konsideroje uljen e çmimit të TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5%.
“Gjithçka që është e mirë për qytetarët është menjëherë e pranueshme për mua që nga fillimi, por unë jam kryetar i qeverisë dhe ne duhet të llogarisim për të ditur se çfarë do të thotë kjo për stabilitetin ekonomik të vendit, burimet financiare të vendit dhe burimet e ndihmës për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi Zaev një javë më herët.
- LEXO: RMV, a do të ketë “armëpushim” mes protestuesve për çmimin e energjisë elektrike dhe kompetentëve?
Megjithatë, Krenar Osmani, një prej organizatorëve të protestave kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike këtë e konsideroi si diçka pozitive, megjithatë, si përmbushje të vetëm njërës prej tetë kërkesave të tyre.
“Hap mirëbesimi, hapi i parë i mirëbesimin se do të arrihet kompromis apo marrëveshja për realizimin e të gjitha kërkesave, ajo është realisht një nga 8 pikat e katër kërkesave” tha Krenar Osmani.
Në paralajmërim e sipër është formulimi i një projekt-ligji përmes së cilit parashihet përfshirja e të gjithë kërkesave të këshillit organizativ protestues. Dy javë më herët përfaqësues të të gjithë partive politike për Portalb.mk premtuan se në rast se një ligj i tillë do të sillet në parlament, të njëjtit do të përkrahin atë.
- Protestuesit e “Boll më” e bllokuan autostradën Shkup-Tetovë, kërkojnë përmbushjen e kërkesave
- Bllokadë e paparalajmëruar në autostradën Tetovë-Shkup nga qytetarë të revoltuar për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike
- U bllokua komunikacioni në Tetovë nga protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- RMV, Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimi të rrymës kërkojnë takim me grupet parlamentare
- Tetovë, protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, EVN-së iu hodh një thes me para (VIDEO)
- Në Shkup u mbajt protestë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike (PAMJE)
- Qytetarët e Gostivarit protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike
- Tetovë, BOLL MË! u mbajt protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)
- Tetovë, mijëra banorë të revoltuar dolën në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, rikujtuan ultimatumin e tyre (VIDEO)
- Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
- Rritja e çmimit të rrymës, protesta edhe në Gostivar e Kërçovë, ku pati edhe përplasje fizike me policinë
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe
- Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
- Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)
- Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
- RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike