Në Kosovë u regjistruan 418-të raste të reja me Kovid-19

Instituti kombëtar i shëndetit publik raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 418 raste të reja me Kovid-19, ndërkohë janë regjistruar 67-të pacientë të shëruar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren)”, informojnë nga Instituti.

Ndërkohë janë realizuar 1,608 teste për pacientë të dyshuar me Kovid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126”, informojnë nga Instituti.

Raportohet se rastet pozitive vijnë nga Prishtina 188 raste, Gjakova 32 raste, Fushë Kosova 31 raste, komuna Podujevës 28 raste, komuna Gjilanit 27 raste, komuna Pejës 18 raste, komuna Deçanit 16 raste, komuna Prizrenit 13 raste, komuna Suharekës 12 raste, komuna Lipjanit 10 raste, komuna Drenasit 7 raste, komuna Obiliqit 7 raste, komuna Klinës 6 raste, komuna Shtimes 5 raste, komuna Graçanicës 4 raste, komuna Ferizajt 3 raste, komuna Vushtrrisë 3 raste, komuna Kamenicës 2 raste, komuna Malishevës 2 raste, komuna Rahovecit 2 raste dhe me nga një rast në komunat Skenderaj dhe Viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button