Zaevi, Rama dhe Vuçiqi zhvilluan takim online, u pajtuan për disa çështje, ftojnë Kosovën të bashkëngjitet

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim online me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke biseduar për bashkëpunimin rajonal, transmeton Portalb.mk.

“Aktivitetet e iniciativës për bashkëpunim rajonal u anuluan për shkak të pandemisë KOVID-19 dhe zgjedhjeve në RMV dhe Serbi, dhe të tre liderët u pajtuan se kriza e theksoi nevojën për të rritur më tej bashkëpunimin dhe integrimin ekonomik rajonal”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ata vlerësojnë se ky bashkëpunim është në përputhje me Samitin e Sofjes që do të mbahet në nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Në këtë drejtim, sot edhe zyrtarisht e ftojmë Kosovë të bashkëngjitet në iniciativën dhe si rezultat i kornizës së vendosur në samitin e Uashingtonit në shtator të këtij vitit ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Avdullah Hoti”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Kryeministrat gjithashtu u pajtuan që të formojnë grup të përbashkët të punës për realizimin e marrëveshjeve të punës.

“Të tre liderët janë pajtuar që të hapin kufijtë pa teste PCR duke filluar prej të hënës (02.11.2020)”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button