fbpx

RMV, Pagë shtesë për mësimdhënësit për shkak orarit të zgjatur, kërkoi Sindikata

Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) përmes një konference për media ka kërkuar të paguhen mësimdhënësit që zhvillojnë mësim me prani fizike, për shkak rritjes së orarit të punës, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë nga drejtorët që ta rillogarisin këtë punë shtesë dhe ta vendosin atë si shtesë të pagës për shkak të rritjes së vëllimit të punës ose punës jashtë orarit. Një bazë e tillë ekziston në Ligjin për marrëdhënie pune dhe në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, ku përcaktohet se cila është rritja e pagës në bazë të punës jashtë orarit. Ne kemi informacion nga terreni që drejtorë të caktuar nuk dëshirojnë ta zbatojnë këtë”, deklaroi Nedelkov.

Sindikata kërkoi nga drejtorët e shkollave që të fillojnë llogaritjen e re të rrogës duke filluar nga rroga e muajit tetor, përndryshe paralajmërojnë edhe procedura gjyqësorë për drejtorët për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve. U theksua edhe rekomandimi i Ministrisë së arsimit dhe shkencës drejtuar shkollave për rishikimin e pagës për orët shtesë në bazë të dispozitave ligjore.

“Derisa nuk kryhen pagesat për orët shtesë, ka procedura gjyqësore”, paralajmëroi Nedelkov.

Rritja e orëve të punës te mësimdhënësit e klasave të para, dyta dhe treta ka ardhur si rezultat i asaj se mësimdhënësit duhet të ndajnë klasën në dy grupe, të mbajnë dy ndërrime, që mos të jenë më shumë se 20-të nxënë në klasë, sipas Protokolleve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close