fbpx

Boki 13 është liruar nga paraburgimi, ju shqiptua masa e paraburgimit shtëpiak

Bojan Jovanovski nga sot do të dërgohet në shtëpi për të vuajtur masën e paraburgimit shtëpiak, ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit pasi që paraprakisht Boki ishte hospitalizuar në spitalin “Naum Ohridski” në Shkup për shkak të komplikimeve pas një operacioni që kishte pasur paraprakisht, shkruan Portalb.mk.

Boki 13 aktualisht ndodhet në spital i hospitalizuar dhe siç mësojmë nga avokati i tij Sashko Dukoski, i njëjti gjatë ditës së sotme do të lirohet nga spitali dhe do të dërgohet në burgun e Shkupit, saktësisht në Shuto Orizare nga ku edhe do të pranoje vendimin për burgim shtëpiak.

Kujtojmë se me datë 8 shtator, pas disa komplikimeve në lukth, Boki 13 ishte dërguar urgjentisht për operim në spitalin “Naum Ohridski” në Shkup, gjegjësisht në spitalin e vjetër të kryeqytetit. Edhe pse ai u lirua atëherë nga spitali, gjendja e tij ditëve të fundit ishte përkeqësuar me çka përsëri u hospitalizua.

Avokati Dukovski kishte deklaruar se gjatë kohës që Boki ka qenë në spital, ka pranuar shumë letra ku shkruan se i njëjti duhet të vendoset në një regjim higjieno-dietik për shkak se në të kundërtën, në operacionin e radhës do të duhet që Jovanovskit ti largohet lukthi.

Analizat mjekësore u sollën edhe në seancën e Apelit e cila u mbajt me datë 16 tetor, në të cilën është shikuar ankesa me anë të së cilës Boki dhe avokati i tij kërkonin heqjen e masës së paraburgimit.

Kjo maskë Jovanovskit i është shqiptuar për rastin “Reket” në të cilën ai me aktgjykimin e shkallës së parë ishte dënuar 10 vite burg për marrjen e dhuratës për ndikime të jashtëligjshme dhe larjen e parave. Ky aktgjykim ende nuk është i plotfuqishëm.

Ndryshe, Boki është i akuzuar edhe në lëndën “Bashkimi Ndërkombëtarë” ku akuzohet për mashtrim dhe larje të parave. Në paraburgim ai ndodhet nga data 15 korrik, ku u burgos në pikën kufitare “Bogorodica” në Greqi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close