Kovid-19 brenda disa muajsh arriti të rrënojë rritjen e disa dekadave të trafikut ajror në vend (Foto + Infografik)

Pandemia Kovid-19 e goditi trafikun ajror ndërkombëtar, si rrufe në qiell të pastër dhe brenda vetëm disa muajsh arriti të ulë numrin e udhëtarëve në trafikun ajror në nivelin që ishte katër dekada e gjysmë më parë. Edhe në Maqedoni, numri i udhëtarëve të transportuar me aeroplan për herë të parë në dekadën e kaluar do të shënojë ulje dhe të dhënat zhgënjyese janë tashmë të sigurta se do ta ulin trafikun ajror në nivelin e periudhës para modernizimit të Aeroportit të Shkupit në vitin 2011, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga kompania TAV, koncesionar i aeroporteve në Maqedoni, thonë se viti 2020 filloi me rezultate të shkëlqyera në trafikun ajror, ashtu në dy muajt e parë kishte rritje të numrit të udhëtarëve të transportuar për 15%. Megjithatë, kriza me kovid-19 filloi me mbylljen e dy aeroporteve në mes të marsit 2020 për një periudhë prej tre muaj e gjysmë, si pjesë e masave të qeverisë për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e koronavirusit në vend.

“Aviacioni është sektori më i prekur nga kovid-19 në të gjithë botën. Dëmet duhet të llogariten, dhe pasojat me siguri do të ndihen në vitet e ardhshme. Si pasojë, TAV Maqedoni po përballet me kohë të vështira për shkak të Kovid-19. Nuk kishim të ardhura për 3,5 muaj, nga mesi i marsit deri më 1 korrik, kur rihapëm aeroportet. “Tani trafiku i udhëtarëve është zvogëluar për 68%, si rezultat i kësaj janë zvogëluar edhe të ardhurat tona, ndërsa shpenzimet ende mbeten të njëjta, thonë nga kompania TAV për Meta.mk.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, nëpër portat e dy aeroporteve të Maqedonisë nga janari deri në shtator 2020 kanë kaluar gjithsej 631.791 udhëtarë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i udhëtarëve në aeroportet në vend arriti në numrin 2.043.228 udhëtarëve, gjegjësisht për shkak të pandemisë Kovid-19, trafiku ajror ka humbur mbi 1,4 milion udhëtarë, pa përfshirë këtu rritjen e planifikuar vjetore të udhëtarëve e cila pritej në aeroporte këtë vit nëse nuk do të ndodhte pandemia.

“Shpresojmë që ndalesat për udhëtim të vendosura nga vendet anëtare të BE-së për shkak të kovid-19 do të hiqen së shpejti, ashtu që kompanitë Qatar Airways, FlyDubai, Aegean dhe LOT, si dhe disa linja që të  “Wizz Air” do të kthehen në rrjetin e destinacioneve si nga Aeroporti i Shkupit ashtu edhe nga Aeroporti i Ohrit. Kufizimet për udhëtim të shtetasve të Maqedonisë janë sfida kryesore për biznesin tonë në këtë moment”, thonë nga TAV Maqedoni.

Nuk ka një qasje të koordinuar midis vendeve në masat kundër kovid-19

Drejtori i Agjencisë për aviacion civil, Tomisllav Tuntev në intervistë për “Meta.mk” thekson se ndikimi më i madh negativ në trafikun ajror kanë masat e njëanshme për të mbrojtur nga përhapja e kovid-19 që i ndërmarrin vendet e ndryshme. Trafiku ajror nuk i toleron rregullore nacionale, gjegjësisht zbatimin e njëanshëm të masave, siç janë: ndalimet, karantinat, izolimi, testet PCR dhe të ngjashme.

“Organizatat ndërkombëtare të aviacionit kanë insistuar në qasje të koordinuar. Dhe parashikimi i parë për rimëkëmbjen e trafikut ajror të bërë nga Eurokontrol, që doli në fund të prillit, në të vërtetë kishte dy variante – qasja e koordinuar e shteteve dhe e pakoordinuar. “Dhe u vërtetua se qasja e pakoordinuar, gjegjësisht masat e njëanshme të qeverive në vendet të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian dhe rajonit më të gjerë, nënkuptojnë ndikim të madh negativ në trafikun ajror”, tha Tuntev.

Të dhënat e Eurokontrol tregojnë se e tërë industria e aviacionit po pëson regres për shkak të mungesës së koordinimit midis vendeve evropiane. Sipas skenarit aktual, numri i përgjithshëm i fluturimeve në Evropë pritet të ulet me 55% krahasuar me 2019 ose, në qiellin Evropian do të ketë 6 milion fluturime më pak. Kjo është një ulje shtesë prej 1 milion fluturimesh në Evropë krahasuar me skenarin e mëparshëm, të zhvilluar disa muaj më parë nga Eurokontrol në lidhje me ndikimin e kovid-19 në industrinë e aviacionit.

Për shkak se nuk qasje të koordinuar midis vendeve në lidhje me masat e mbrojtjes kundër kovid-19, në nëntor 2020 numri i fluturimeve pritet të ulet me 58 %, derisa në dhjetor rënia do të ishte 54 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2019. Nëse do të ekzistonte qasje e koordinuar midis vetë vendeve përmes harmonizimit të testeve dhe një qasjeje të përbashkët epidemiologjike ndaj kovid-19, atëherë për dy muajt e fundit të këtij viti ulja e numrit të fluturimeve do të ishte vetëm 20 %, parashikon Eurokontrol. Parashikime të ngjashme jepen për dy muajt e parë të vitit 2021.

“Sa i përket Maqedonisë, humbja financiare e të gjitha segmenteve në industrinë e aviacionit do të jetë e dukshme, kjo do të thotë që së pari mendoj për operatorin e aeroportit dhe ofruesin e shërbimit të navigacionit, sepse numri i fluturimeve është në nivelin e 45 % krahasuar me vitin e kaluar dhe pres që ai numër të mbetet ruhet deri në fund të vitit e kjo natyrisht vlen edhe për Agjencinë e aviacionit civil. Ja tani parashikojmë që deri në fund të vitit buxheti ynë vjetor do të përgjysmohet,” shpjegon drejtori i Agjencisë së aviacionit civil.

E vetmja shpresë për industrinë e aviacionit, thotë Tomislav Tuntev, është se trafiku në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë të rikuperohet me një ritëm më të shpejtë sesa pritej të bëhej më parë.

Ismail Kamberi, studiues nga Institutin për politikë evropiane, konstaton se në të kaluarën e afërt nuk janë vërejtur kufizime të ngjashme për lëvizjen brenda zonës Shengen të BE dhe nga vendet anëtare në vendet jashtë Bashkimit Evropian. Kishte situata të ngjashme gjatë krizës së migrantëve në 2015, por me mbyllje individuale të pikave kufitare të disa vendeve anëtare të BE-së.

Midis shumë masave të pakoordinuara kundër kovid-19 që janë ndërmarrë nga vendet evropiane është ajo e Hungarisë, e cila i ka mbyllur kufijtë e saj për të gjithë turistët dhe shtetasit e huaj që nga 1 shtatori, me disa përjashtime për diplomatët dhe bashkëshortët e shtetasve hungarezë. Kjo masë është zgjatur të paktën deri më 1 nëntor, megjithëse autoritetet hungareze nuk marrin parasysh aspak situatën epidemiologjike me kovid-19 në vendet e ndryshme nga do të vinin vizitorë të huaj.

“Pandemia është gjendje emergjente dhe implikon përdorimin e masave emergjente. Mbyllja e kufirit hungarez si masë kur siguria e vendit ose politika publike është në rrezik parashikohet në Kodin e Shengenit për kufirin. Duke e pasur parasysh këtë në mendje, veprimi i Hungarisë nuk përbën një kërcënim për politikën e BE, e cila në çdo rast, nëse situata përkeqësohet, do t’u kushtojë të gjitha vendeve dhe qytetarëve të tyre, si në planin ekonomik ashtu edhe atë1 politik”, vë në pah studiuesi Ismail Kamberi.

Ai shton se Hungaria, gjatë krizës së migrantëve, në një farë mënyre mori përsipër ekskluzivitetin e menaxhimit të kufijve të saj. Kamberi shpjegon se nëse numrat e Covid-19 të infektuar rishtas vazhdojnë të rriten, atëherë kufijtë mund të mbyllen përsëri, si brenda BE-së ashtu edhe nëpër botë.

“Nëse vendi ynë ka një numër të ulët të pacientëve, atëherë ndoshta vendet e tjera do të kenë një politikë më të lirë në lidhje me pranimin e qytetarëve tanë, nëse vendi i destinacionit ka një numër të lartë të pacientëve, atëherë mbase vendi ynë do të vendosë karantinë e detyrueshme të të gjithë qytetarëve që vijnë nga ai vend”, thekson ai dhe shton se vendet duan të arrijnë një ekuilibër midis mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe ruajtjes së nivelit të flukseve ekonomike.

Planet e rrënuara për zhvillimin e trafikut ajror të Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nënshkroi një Marrëveshje për mbështetje financiare me kompaninë hungareze me buxhet të ulët Wizz Air për periudhën nga 2019 deri në 2022, me të cilën shteti do të ndajë subvencione në vlerë prej pesë milion eurosh në katër vitet e ardhshme për futjen e fluturimeve të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Për shkak të pandemisë kovid-19, qeveria në pranverë e vendosi në pritje marrëveshjen dhe situata do të vazhdojë kështu derisa linjat ajrore të riaktivizohen në përputhje me dispozitat dhe kushtet e parashikuara në Marrëveshje.

Wizzair
Wizzair

“Mbështetja financiare nuk paguhet për të gjitha fluturimet e mbuluara, nga Marrëveshja për financim, e që janë pezulluar aktualisht nga Wizz Air”, shpjegojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve për Meta.mk.

Në fakt, një marrëveshje e tillë me Wizz Air është dëm kolateral nga pandemia kovid-19. Në të njëjtën kohë, linja ajrore hungareze nuk është e vetmja që pezulloi përkohësisht fluturimet nga aeroportet e Maqedonisë ose uli frekuencën e fluturimeve që tani i mirëmbajnë në nivel javor. Orari i fluturimeve dimërore, i cili tradicionalisht hyn në fuqi çdo vit në fund të tetorit, si kurrë më parë në vend përballet me futje dhe anulim të destinacioneve ajrore, të cilat bëhen edhe në nivel javor.

“Aktualisht, në aeroportin e Shkupit, nga 13-14 transportues që operonin rregullisht, operojnë tetë transportues ajrorë ndërkombëtarë. Numri i destinacioneve me të cilat është lidhur Shkupi është zvogëluar nga 20 në 40 sa kanë qenë zakonisht. Me orarin e fluturimit dimëror nga transportuesit që operuan vitin e kaluar, katër tashmë i kanë anuluar operacionet”, shpjegon drejtori i Agjencisë së aviacionit civil, Tomisllav Tuntev.

Ai shton se përveç katër kompanive ajrore që nuk do të fluturojnë deri në fillim të orarit të fluturimit veror në mars 2021, transportuesit e tjerë kanë njoftuar se do të fluturojnë me frekuencë dhe numër të reduktuar të destinacioneve. Edhe në aeroportin e Ohrit, nga katër deri në gjashtë transportues të zakonshëm që i mirëmbajnë linjat ajrore në dimër, vetëm një ose dy linja ajrore kanë njoftuar operacione këtë dimër.

“Duke pasur parasysh parashikimet për rimëkëmbjen e trafikut ajror, duke pasur parasysh parashikimet edhe në nivel global edhe rajonale, pres që vëllimi fizik i trafikut mund të arrijë nivelin që ishte vitin e kaluar jo më herët se në fund të vitit 2023. Sigurisht, e gjithë kjo me supozimin se do të ketë qasje të koordinuar të shteteve, veçanërisht në Bashkimin Evropian në drejtim të masave të mbrojtjes dhe se në fushën e kujdesit shëndetësor në nivelin global do të ndodhin gjëra që do të nënkuptojnë se udhëtarët mund të jenë më të qetë, më të rehatshme, më të relaksuara për të përdorur shërbimet e trafikut ajror”, parashikon Tuntev.

Tomisllav Tuntev

Aeroporti i Ohrit do të presë kohë më të mira për një ndërtesë të re të terminalit

Pasoja e dytë negative që e shkaktoi kriza e koronës në vend është shtyrja e planeve për zhvillim të aeroportit të Ohrit “Shën Apostulli Pal”. Ndërtesa e terminalit në këtë aeroport ishte e dimensionuar për një maksimum prej 300,000 udhëtarësh në vit, dhe vitin e kaluar kishte pothuajse 320,000 udhëtarë të transportuar në këtë aeroport. Tomislav Tuntev thotë se operatori i aeroportit kishte konsideruar që në fazën e parë të shkojë me rindërtim dhe zgjerim të ndërtesës ekzistuese të terminalit në Ohër, ndërsa në fazën tjetër të investohet shtesë në infrastrukturë që do të lejonte pranimin dhe transportimin e maksimum 700.000 udhëtarë në vit.

“Dhe e gjithë kjo, veç më ishte në fazën e një plani, projekti, kishte negociata me Qeverinë, në lidhje me zhvendosjen e fondeve të caktuara, ato që mbetën nga projekti i pasuksesshëm për aeroportin e Shtipit dhe nevoja për rindërtim dhe zgjerim të kapaciteteve të infrastrukturës në aeroportin e Ohrit ishte reale”, thekson Tuntev.

Megjithatë, TAV Maqedoni thekson se të gjitha investimet shtesë që ishin planifikuar para krizës kovid-19 janë ndaluar derisa kompania të rikuperohet nga goditja e madhe e shkaktuar nga virusi korona.

“Tani për tani, po përpiqemi ta mbajmë gjallë biznesin. Po përpiqemi të përmbushim detyrimet tona financiare me kohë, në një situatë kur kemi ulje dramatike të të ardhurave”, thonë nga TAV Maqedoni.

Përveç shtyrjes së investimeve në aeroportin e Ohrit, pandemia e kovid-19 fshiu të gjitha parashikimet reale për kohën kur aeroportet në vend mund të prisnin pasagjerin numër 3.000.000 brenda një viti. Edhe ekspertët, por edhe operatori i aeroportit nuk e marrin guximin që për momentin të japin parashikime optimiste për zhvillimin e trafikut ajror në Maqedoni.

Sidoqoftë, gjendja e transportit ajror në vend do të varet nga trajtimi i mëtejshëm i përhapjes së koronavirusit dhe statistikat për numrin e rasteve aktive të kovid-19 që do të kemi për 100.000 banorë në periudhën e ardhshme, e cila është një kusht për t’i dhënë fund kufizimeve në udhëtimi i shtetasve të Maqedonisë në vendet anëtare të BE-së. Arritja e një qasjeje të koordinuar në nivel ndërkombëtar midis vetë vendeve në lidhje me masat për mbrojtjen kundër kovid-19 do të jetë një kusht i rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin në të cilin do të zhvillohet trafiku ajror në vend në muajt e ardhshëm.

Tani për tani, parashikimet e Organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil janë të zymta. Në vitin 2020, numri i përgjithshëm i udhëtarëve ajrorë në botë do të ulet me 57 deri në 61 % krahasuar me shifrat e arritura vitin e kaluar. Industria e aviacionit nuk ka parë një rënie kaq drastike në histori gjatë ndonjë ngjarje tjetër të madhe ndërkombëtare, duke përfshirë krizën e naftës të viteve 1970, luftën Irak-Iran të viteve 1980 dhe krizën e Gjirit në fillim të viteve 1990. , kriza aziatike e fundit të viteve 1990, sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, si dhe epidemia e SARS dhe kriza financiare globale e dekadës së parë të shekullit 21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button