fbpx

Dezinformatat nuk u njohën me kohë si kërcënim për demokracinë

Disa organizata të shoqërisë civile në Ballkan, si Fondacioni Metamorfozis, gati një dekadë më parë filluan të marrin në konsideratë efektet e dezinformatave, spinet dhe propagandën, por këto fenomene nuk u njohën më pas si një kërcënim serioz për demokracinë. Qeveria nuk ka një vend ekskluziv në luftën kundër fenomenit të dezinformatave, teorive të komplotit dhe manipulimeve, por në atë betejë  duhet të veprojnë së bashku të gjithë aktorët shoqërorë. Ky është përfundimi i onlajn diskutimit të sotëm mbi qasjet në luftën kundër dezinformatave, me  theks të veçantë në dezinformatat në lidhje me pandeminë kovid-19. Diskutimi u organizua nga Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Me mendim kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriThink”, e si pjesë e Ditëve për shkrim-lexim mediatik të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari, theksoi se në procesin e promovimit të qeverisjes së mirë dhjetë vjet më parë, ishte e nevojshme që organizata të përfshihej në pjesën e asaj se çfarë informacione ishin në dispozicion të qytetarëve që ata të përfshihen në mënyrë të plotë dhe të barabartë në çdo dialog me institucionet shtetërore.

“Ne filluam shumë herët të shohim efektet e dezinformatave, sipeneve dhe propagandës dhe qysh atëherë vumë re se ata ishin të pranishëm, por ato nuk u njohën si kërcënim serioz për demokracinë,” tha Jashari.

Ai shtoi se procesi kishte qenë shumë kompleks sepse mediat në atë kohë ishin nën ndikimin e qeverisë së atëhershme dhe hapësira e vetme e lirë kundër devijimeve në media ishin rrjetet sociale dhe interneti.

Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Metamorfozis
Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Metamorfozis

“Kjo është saktësisht se si fillon lufta e Metamorfozis”, tha Jashari. “Së pari me krijimin e Vërtetmatësit, i cili analizon deklaratat dhe premtimet e politikanëve e pastaj fillimi i punës së shërbimit për verifikim të fakteve, i cili merret me kontrollimin e përmbajtjeve në media, synon jo vetëm të ekspozojë dezinformatat, por edhe të edukojë qytetarët për praninë e gjuhës së urrejtjes, dezinformatave dhe të ngjashme”, shtoi ai.

Sipas tij, si ka kaluar koha, ka evoluar edhe metodologjia dhe mënyra e qasjes, por ishte e dukshme që kontrolli i fakteve, megjithëse një pjesë thelbësore e luftës kundër dezinformatave, nuk mjaftonte për t’u përballur me efektet e tyre negative dhe të rrezikshme.

“Një nga konkluzionet në të cilat arritëm atëherë është që shkrim-leximi mediatik dhe mendimi kritik po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm”, tha Jashari, duke shtuar se pavarësisht nga mosha e çdo personi, janë të nevojshme aftësitë digjitale që do t’i ndihmojnë atij të lundrojë dhe të përdorë mediat sociale në mënyrë të sigurt duke analizuar në mënyrë kritike informacionet e pranuara, për të vlerësuar cilësinë e tyre dhe për të formuar një mendim në bazë të atij konteksti.

“Dezinformatat po merr vrull, ndërkohë që ata nuk kanë kufij, lajmet transmetohen nga një vend në tjetrin, madje disa janë specifike për tema të caktuara në kohë krize. Askush nuk mund të jetë vetëm në luftën kundër dezinformatave, janë të domosdoshme më shumë përpjekje sepse kjo nuk është diçka që do të zgjidhet, gjithmonë do të ketë disa agjenda që do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicionin e tyre për të arritur qëllimet dhe ndikimin e tyre. në procese. Bashkëpunimi i ndërsjellë është i nevojshëm për të zvogëluar efektet negative të këtyre fenomeneve që mund të rrezikojnë edhe jetën e njeriut”, ishte i prerë drejtori i Fondacionit Metamorfozis.

Këshilltari i Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për reformat mediatike, Zoran Bojarovski, në diskutim theksoi se Qeveria është maksimalisht transparente dhe e hapur për bashkëpunim me të gjitha mediat, organizatat mediatike, individët, por nuk ka vend ekskluziv në luftën kundër dezinformatave, teorive të konspiracionit dhe manipulimeve. Ai vuri në dukje se Qeveria ka absolutisht përgjegjësi të rëndësishme me të cilat ajo duhet të marrë pjesë në luftën e përbashkët me të gjithë aktorët në shoqëri, por fakti është se ne të gjithë jemi të përfshirë në këtë së bashku.

“Këto ditë po më kujtohet intensivisht një mendim që më kthen në vitet 2000 kur në horizont mundësitë e ofruara nga interneti ne pamë majën e një ajsbergu dhe nuk mund ta merrnim me mend se çfarë fshihej nën sipërfaqen e detit. “Sot bëhet e qartë se çfarë është dhe çfarë fshihet nën ajsbergun me të cilin ne përballemi fuqimisht me të gjitha pasojat që i sjell”, tha Bojarovski, duke theksuar se tani po përballemi me një situatë që është një luftë e përhershme, e vazhdueshme me të gjitha informacionet e rreme, dezinformatat, manipulimet, koncepte të gabuara dhe dashakeqe që promovohen, mbrohen, përhapen dhe që u shkaktojnë dëm të madh të gjithëve, përfshirë individë, organizata, qeveri, organizata ndërkombëtare, etj.

Bojarovski gjithashtu e preku edhe mënyrën se si Qeveria vitet e fundit e posaçërisht tani gjatë pandemisë, përballej dhe u vendos  ndaj të ashtuquajturës epidemi të lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Ai është i prerë që fushë pjellore ku zhvillohen këto fenomene janë pikërisht në periudhat kur vendi është në “periudha të rrëshqitjes” dhe situata krize. Si periudha kyçe në vendin tonë, kur Qeveria duhej të përballej drejtpërdrejt me pasojat e përhapjes së këtyre fenomeneve, ai e theksoi periudhën me referendumin për ndryshimin e emrit, si dhe periudhën aktuale me krizën kovid.

“Qysh më 12 mars, një ditë pas shpalljes së gjendjes së parë të jashtëzakonshme, Qeveria, përmes njoftimeve dhe më pas në një konferencë për shtyp, përkujtoi se përhapja e lajmeve të rreme është e dënueshme sipas kodit aktual penal. Ky nuk ishte një kërcënim, por fakt dhe ne e bëmë atë duke pasur parasysh përvojat e mëparshme me të cilat përballemi dhe thjesht donim të rikujtonim për këtë nen të ligjit. Realiteti që pasoi na tregoi se kishim të drejtë në këtë drejtim”, tha Bojarovski, duke kujtuar krijimin e një kanali zyrtar të komunikimit të shtabit të krizës për përballje me krizën nga ku njerëzit kishin mundësi të informohen për ngjarjet aktuale dhe aktivitetet në lidhje me virusin korona.

Ai gjithashtu përmendi konferencat e shtypit të përditshëm që kontribuuan në përgjigjen e të gjitha pyetjeve nga media dhe qytetarët, për të shmangur manipulimet. Bojarovski nuk harroi të përmend bashkëpunimin me mediat, por edhe me rrjetet globale si Facebook, YouTube dhe Viber, të cilat i mundësuan Qeverisë të kontaktojë me qytetarët dhe t’i informojë ata për aktivitetet në lidhje me kovid-19.

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për etikë në media, Marina Tuneva, u dakordua me Jasharin dhe Bojarovskin, duke theksuar se lufta kundër dezinformatave është diçka në të cilën duhet të përfshihen të gjithë aktorët, duke iu referuar punës së KEMM që tashmë 5 vjet e përcjell se si  nëse media i përmbahet Kodi etik. Në situatën aktuale me kovid-19, Tuneva tha se ata së pari reaguan me njoftime dhe thirrje mediave për të shmangur sensacionalizmin si dhe kërkuan nga institucionet shtetërore të jenë të hapura dhe transparente.

“Ajo që e kemi vërejtur në praktikë në të kaluarën është që prodhimi i lajmeve të rreme është intensifikuar nga shkurti në korrik, duke pasur parasysh se u mbajtën zgjedhjet parlamentare, që ishin një sfidë e madhe për gazetarët. Për sa i përket statistikave, numri i ankesave nga janari në korrik i referohet raportimit mbi pandeminë, 46% e të cilave kanë të bëjnë me nenin 1, pra publikimin e informacionit të saktë, dhe rreth 30% të lidhur me nenin 8 – në lidhje me raportimin sensacionalist si dhe kishte ankesa në lidhje me mungesën e distancës nga partitë politike”, tha Tuneva, duke shtuar se gjatë pandemisë, lufta kundër dezinformatave i preku edhe vendet shumë të zhvilluara që përballen me probleme të ngjashme.

Në panel diskutoi edhe Ljupço Petkovski, hulumtues në Qendrën për strategjitë evropiane – “Eurothink”, i cili theksoi se dezinformatat nuk janë fenomen i ri, por që normalizimi i teorive të konspiracionit do të na tregojë se sa serioz është ky problem, pa i karakterizuar ato si “sëmundje”, “kancer” ose të ngjashme. Ai paraqiti shkurtimisht të dhënat paraprake nga hulumtimi i Eurothink në lidhje me infodeminë, duke theksuar se 34.8% e të anketuarve besojnë në 2 nga 4 teori konspirative. Hulumtimi përfshin disa pyetje kryesore në lidhje me koronavirusin, se si ai lindi, nëse rrjeti 5G është i lidhur me virusin, nëse autoritetet po fshehin informacione në lidhje me të dhe të ngjashme. Kërkimi do të bëhet publik në ditët në vijim.

Në fund u drejtua edhe Vladimir Petreski, redaktor i “Krithink” dhe “Vërtetëmatësi” pranë Fondacionit Metamorfozis, i cili foli për mënyrën e punës së këtyre mediave. Petreski e sqaroi edhe për bashkëpunimin me rrjetin Faceebook para do kohe, gjegjësisht mënyrën në të cilën zhvillohet zbulimi dhe zbërthimi i lajmeve të rreme, teorive konspirative, manipulimeve, propagandës, e ato lidhen me postimet në Facebook.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close