KOVID-19 na tregoi për nevojën e teknologjive digjitale, duhet të zhvillohen e promovohen që të gjithë të kenë qasje të sigurt

Pandemia KOVID-19 është treguesi më i mirë se sa janë të nevojshme teknologjitë digjitale, të cilat në një mënyrë apo tjetër të gjithë i shfrytëzojmë si për punë, mësim, zbavitje, shoqëri, luajtje lojëra apo çfarëdo tjetër. Të njëjtat duhet që të zhvillohen dhe promovohen, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë qasje dhe mundësi për shfrytëzimin e tyre në mënyrë të sigurt, kjo mes tjerash u tha në ngjarjen online të organizuar nga “Metamorfozis”, “Dialogje për Agjendën Digjitale”, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, në të cilën morën pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shkup, përfaqësues nga organizata qytetare, gazetarë e palë të interesuara.

“Nëse diçka kemi nxjerrë si mësim prej pandemisë, ajo është se bota digjitale është me të vërtetë e rëndësishme. Për dalje sa më të shpejtë nga kriza financiare duhet që të financohet në digjitalizim. Do të ketë ndikim të rëndësishëm për përmirësimin e situatës. Tani e pamë që mosinvestimi në to, mundet shumë shtrenjtë të na kushtojë. Qëllimi ynë është që në periudhën e ardhshme të sigurojmë zgjidhje përgatëse sistemore për komunikimin e përgjithshëm elektronik në kuadër të institucioneve dhe mes institucioneve. Deri në vitin 2021 të mundësojnë që së paku 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë sistem elektronik për automatizimin e procedurave administrative, ndërkaq deri në vitin 2024 sistemi të jetë në tërë administratën shtetërore. Të mundësojmë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Mastercard, për zhvillimin e certifikatat inovativ digjital për konfirmimin e identitetin. Të vazhdojmë të hapim një qendër për shërbime në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të Shkupit”, tha ministri Shaqiri.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari tha se hulumtimin që e kanë kryer tregon se jo të gjithë pjesët e shoqërisë apo popullsisë janë të njoftuar apo i ndjejnë përfitimet nga teknologjia digjitale, apo transformimi digjital, jo të gjithë dinë se si t’i shfrytëzojnë, apo jo të gjithë kanë qasje deri tek ato. Për atë, ai vlerëson se janë të nevojshme disa çështje.

  • “Duhet që të ndërtohen kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, me plotëkuptimin e fjalës – të gjithëve, pra nëse është e mundur e tërë popullata;
  • Të ngritët vetëdija publike për përfitimet, por edhe rreziqet nga shfrytëzimi i teknologjive digjitale;
  • Të bëhet luftë kundër teknofobisë e cila ndonjëherë mund të jetë e përforcuar nga dezinformatat e ndryshme, siç ishte rasti i fundit rasti me dezinformatat për teknologjinë 5G;
  • Të kyçen të gjitha palët e përfshira në caktimin e prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve për zgjedhje, zhvillim dhe shfrytëzim të shërbimeve digjitale;
  • Siguria e shërbimeve dhe privatësia, të jenë pjesë thelbësore në zhvillimin e çdo shërbimi, pasi ajo ndikon në mënyrë drastikë në shfrytëzimin e tyre;
  • Duhet të kemi kornizë përkatëse ligjore institucionale që do të mundësojë shfrytëzim të papengueshëm të shërbimeve digjitale”, vlerëson Jashari.

Përfaqësuese e delegacionit të BE-së në Shkup, Sanja Frkoviq, tha se Evropa po përpiqet që nëpërmjet digjitalizimit të mundësojë ekonomi konkurruese, ndërkaq shfrytëzuesve t’u respektohen të drejtat.

“Bashkimi Evropian përpiqet drejt asaj që teknologjia që t’u bëjë qytetarëve dallim të vërtetë në përditshmëri, të mundësojë ekonomi të fuqishme dhe konkurruese e cila do të përsoset në mënyrë që do t’i respektojë vlerat evropiane. Nëpërmjet kësaj, të sigurohet ekonomi digjitale e cila do të ketë konkurrencë globale, a shfrytëzuesit do të kenë besim se të drejtat e tyre do të jenë të sigurta”, tha Frkoviq, duke shpjeguar se sipas Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, Maqedonia obligohet që t’i zhvillojë dhe harmonizojë politikat e saja dhe kornizën ligjore në fushën e komunikimit elektronik dhe shoqërisë informatike me atë të BE-së.

Mila Josfifovska Danillovska nga Fondacioni “Metamorfozis”, i prezantoi gjetjet kyçe të hulumtimit për gjendjen e agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut, i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“Njohuria me agjendën digjitale është në nivel të ulët, gjegjësisht 52,6% e organizatave civile dhe 50% e mediave kanë njohuri për të njëjtën. Institucionet vlerësojnë se sektori i biznesit është më i njohur me shërbimet elektronike sesa qytetarët. 40% e qytetarëve i njohin shërbimet elektronike në nivel të ulët, ndërkaq 60% në nivel të kënaqshëm, nga ana tjetër 70% e sektorit të biznesit i njohin në nivel të kënaqshëm, ndërkaq 30% në nivel të lartë. Portali nacional për shërbime elektronike është i njohur vetëm për një grup të caktuar – të rinj, dhe atyre që kanë shkathtësi të mira digjitale”, Janë vetëm disa prej gjetjeve që i prezantoi Josifovska-Danillovska.

Në udhërrëfyesin e hulumtimit për avancimin e Agjendës Digjitale të Maqedonisë së Veriut, mes tjerash, porositet që institucionet t’i kyçin më tepër organizatat joqeveritare në krijimin e politikave, lidhur me Agjendën Digjitale, të investohet në digjitalizimin e shërbimeve jetësore, lehtësimin e përdorimit të portalit nacional për shërbime elektronike, ngritje të kapaciteteve të organizatave joqeveritare dhe nënpunësve publik, por edhe garantim të sigurisë kibernetike.

Hulumtimin e plotë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button