Vdiq kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi pas komplikimeve nga korona virusi

Më shumë se 20 ditë pasi u sëmur me Kovid-19, megjithëse e kapërceu sëmundjen, sot si rezultat i dëmtimit të mushkërive vdiq mitropoliti Amlohije. Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, pasi ishte infektuar me koronavirus. Ai ishte shtruar në spital për shkak të koronavirusit që më 7 tetor.

Sipas një deklarate të shkurtër nga Kisha Ortodokse Malazeze, Amfilohije vdiq këtë mëngjes në orën 8:20 të mëngjesit në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi.

Sipas mediave malazeze, prania e koronavirusit Kovid-19 te Amfilohije u zbulua në 6 tetor me një test pozitiv të konfirmuar. Dy javë më vonë u njoftua se ai ishte në gjendje të qëndrueshme dhe testi i dytë ishte negativ.

Por sipas raporteve, shëndeti i tij u përkeqësua dje. Sipas mediave, mjekët nga Qendra Klinike në Podgoricë theksuan se gjendja e tij ishte përkeqësuar si rezultat i dëmtimit të mushkërive nga koronavirusi.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Nga kmetropoliti njoftuan se së shpejti do të informojnë në lidhje me detajet e varrimit të peshkopit malazes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button