RMV, për një muaj e gjysmë, 109 punonjës në kopshte dhe 33 fëmijë kanë rezultur pozitiv me Kovid-19

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, që nga dita e parë kur kopshtet filluan të pranonin fëmijë më 9 shtator e deri më tani, një total prej 109 punonjësish në kopshte kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe 33 fëmijë që kanë frekuentuar kopshtet, njofton Portalb.mk.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, tha se në izolim janë 107 të punësuar dhe 650 fëmijë. Ajo theksoi se numri i madh i fëmijëve që janë në izolim, është për shkak se një rast pozitiv e çon në izolim një grup prej së paku 15 fëmijësh.

“Një pjesë prej tyre kanl dalë nga periudha e izolimit, kështu që tashmë janë kthyer në punë në kopshte. Gjithsej 650 fëmijë dhe 157 punonjës janë në izolim. Më lejoni të përmend se ky është numri i përgjithshëm i personave të vendosur në izolim të cilët nuk janë pozitivë. Një edukator tërheq 15 fëmijë në izolim, aq sa ka në grup. Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën dhe sipas mënyrës se si do të zhvillohet situata epidemiologjike, të tilla do të jenë vendimet e Qeverisë. Situata është nën kontroll”, tha Shahpaska.

Ajo u takua sot me Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari. Ai tha se në këtë komunë, që nga hapja e kopshteve deri më tani, janë regjistruar vetëm një edukator dhe një fëmijë pozitiv me Kovid-19.

Shahpaska vlerësoi se gjendja në çerdhe është nën kontroll, pasi siç tha, mund të shihet numri i ulët i rasteve pozitive dhe personave në izolim, duke pasur parasysh se për momentin 11 mijë fëmijë janë në çerdhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button