Maqedonia e Veriut i pranoi 60-të respiratorë nga NATO-ja në luftën kundër Kovid-19

Ministrat Venko Filipçe, Radmilla Shekerinska dhe Bujar Osmani sot pranuan 60-të respirator donacion ga NATO-ja, në luftën kundër Kovid-19, transmeton Portalb.mk. Donacioni është në kuadër të Fondit të mirëbesimit në vlerë prej 1.4 milionë euro.

“Shprehim mirënjohje të lartë për aleancën NATO, veçanërisht SHBA-në, të cilët nga fillimi i krizës kanë dhuruar pajisje mbrojtëse dhe mjekësorë, pa të cilat vërtet vështirë do të ishte menaxhimi i kësaj krize të madhe”, deklaroi Filipçe.

Ministria e shëndetësisë sqaroi se se në fillim te epidemisë në vendin tonë kishte vetëm 120 respiratorë, prej të cilave 90-të në Shkup. Ndërkohë, BE-ja ka dorëzuar 20 të tilla, 85 të tilla janë dorëzuar nga katër kompani vendore, 20-të nga Norvegjia, 3 nga një donacion privat në Bullgari, 10 nga UNICEF-I dhe 8 nga Gjermania.

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se për momentin, në respirator janë vetëm dy pacientë që po shërohen në SPQ “8 Shtatori”.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konferencë të përbashkët për media më 8 tetor pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, ku paralajmëroi këtë ndihmë, tha se  se kjo organizatë do t’i ofrojë vendit ndihmë të përbërë prej pajisjeve mjekësore në vlerë prej rreth 1,4 mln euro, për përballje me pandeminë. Ai gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Zaev, tha se NATO, me fillimin e pandemisë, i ka ofruar ndihmë të koordinuar Maqedonisë së Veriut, aleatët siguruan materiale mjekësore dhe ndihmë financiare për të lehtësuar barrën e sistemit shëndetësor të vendit, shkruan Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut do të marrë pako të ndihmës nga rezervat e reja të NATO-s, 60 respiratorë dhe pajisje të tjera urgjente në vlerë prej rreth 1,4 mln euro dhe kjo kuptohet vjen në mënyrë shtesë e përkrahjes dhe mbështetjes që kemi bërë. Ky është solidariteti NATO-s në vepër”, deklaroi Stoltenberg.

Më 27 Mars, Republika e Maqedonisë Veriore zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.

LEXO: Anëtarësimi në NATO paraqet tejkalim të pengesave për RMV-në (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button