fbpx

Çmimi privat i vaksinës kundër gripit sezonal nga viti i kaluar është shtrenjtuar për 150 denar, 40 mijë doza do të jenë falas

Javën e ardhëshme pritet që në vend të arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, ndërsa çmimi privat është 800 denarë, 150 denarë më i shtrenjtë se vitin e kaluar, njofton Portalb.mk.

“Rritja e çmimit të vaksinës, ndryshe nga viti i kaluar, është për faktin se tani çmimi i blerjes së vaksinës është 650 denarë, kurse 160 denarë janë harxhime manipulative (material i harxhuar). Sipas rekomandimeve të Komitetit për Imunizim, afati kohor për vaksinimin është fillimi i nëntorit. Menjëherë pas mbërritjes së vaksinave, do të fillojë edhe caktimi i termineve,” thonë nga  Ministria e Shëndetësisë për Sdk.mk.

Ata shtojnë se vaksinat janë produkt i “Sanofi Pasteur” nga Franca, gjithsej  janë 40,000 doza të katër llojeve të vaksinave, të cilat janë të destinuara për vaksinimin falas të grupeve të rrezikut të përcaktuara si në vijim:

  • Të moshuarit (mbi 65 vjet)
  •  Personat me sëmundje kronike
  • Punonjësit e shëndetësisë
  • Gratë shtatzëna
  •  Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç

Imunizimi sezonal kundër gripit në Qendrën Shëndetësore Shkup do të bëhet në 6 poliklinika në territorin e Shkupit, edhe atë si vijon:

  • Poliklinika Gjorçe Petrov
  • Poliklinika Bukuresht
  • Poliklinika Çair
  • Poliklinika Bit Pazar
  • Poliklinika Çento
  • Poliklinika Jane Sandanski

Imunizimi, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, do të bëhet me rekomandim të mjekut amë, përmes Termini im në periudhën nga ora 14:00 deri në 19:00. Vaksinat komerciale të gripit sezonal sigurohen nga Qendrat për Shëndet Publik, ku do të bëhet edhe vaksinimi. Ndërkohë QShP Shkup ka siguruar 4,000 vaksina, thanë nga Ministria.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close